Draft për akreditimin e spitaleve sipas standardeve
Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo do të vendosë nëse do ta pranojë propozimin. QKSCA i dorëzon MSH-së një paketë standardesh për matjen e cilësisë së shërbimeve në spitale
Qendra Kombëtare e Standardeve, Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, ka hartuar dhe dorëzuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë standardet që duhet të arrijnë spitalet. Në këtë mënyrë do të matet puna e kryer nga spitalet dhe cilësia e shërbimit që ofrojnë për pacientët. Kështu, të gjithë spitalet do të kenë disa pika bazë që do të masin punën që kryejnë. Në rast se puna e kryer është në nivele të larta, atëherë spitalet do të akreditohen pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Madje në hyrje të spitalit që do të akreditohet do të vendoset tabela e akreditimit. Spitali do të ketë përfitimet e veta si nga rritja e numrit të pacientëve, edhe nga ISKSH-ja, e cila mund të blejë një numër shërbimesh. Tashmë pritet miratimi i kësaj nisme nga Ministria e Shëndetësisë.
Akreditimi
Spitalet që do të akreditohen pranë Ministrisë së Shëndetësisë nuk do të jenë të përhershëm. Akreditimi i Spitaleve do të jetë nën kontrollin e vazhdueshëm të MSH-së dhe akreditimi do të riciklohet çdo 3 ose 5 vjet. Nëse një spital, që është akredituar pranë MSH-së ka tendencë të rënies së nivelit të punës cilësore, atëherë Ministria ka të drejtë të heqë akreditimin deri në një afat të pacaktuar. Në këtë mënyrë, spitalet do të kenë mundësinë e rritjes së cilësisë dhe nxitjes së konkurrencës. Madje, mjekët do të jenë të privilegjuar pasi detyrimisht do të kenë paga më të larta. Standardet për akreditimin e institucioneve tona shëndetësore janë përcaktuar tashmë në shërbimin spitalor, farmaceutik, stomatologjik, në kujdesin parësor dhe në laboratorët mjekësorë. Partnerët e përfshirë në hartimin e tyre janë Ministria e Shëndetësisë, QKCSA, Fakulteti i Mjekësisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Shoqata e Stomatologëve, Shoqata e Laboratorëve Mjekësore, e Farmacistëve, Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave, Shoqata e Mjekut të Familjes, Shoqata e Mjekëve (të specialiteteve), të Pacientëve, firmat farmaceutike, si dhe Pro Shëndeti (USAID).
Spitalet
Të drejtën për t’u akredituar pranë MSH-së e kanë të gjitha spitalet publike dhe private. E rëndësishme është që të gjithë spitalet të rrisin cilësinë e shërbimit ndaj pacientit. Standardet e përcaktuara rrisin performancën e shërbimit mjekësor, kompetencën profesionale si dhe promovojnë praktikën më të mirë klinike. Njëkohësisht standardet japin mundësi zgjedhjeje për Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe konsumatorët.
Akreditimi i spitaleve pranë MSH-së do të bënte që pacientët të kenë më tepër mundësi për të zgjedhur shërbimin më të mirë dhe pagesat që iu përshtaten atyre, pasi një vend të rëndësishëm do të zërë edhe hoteleria. Ata pacientë që kanë më tepër mundësi të paguajnë do të kërkojnë kushte më të mira shtrimi apo hotelerie.
Duro nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e Strategjisë për PAK
Ministri i Punës, Anastas Duro, nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me Prefekturën e Shkodrës për zbatimin e Strategjisë për Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), - bëri të ditur zyra e shtypit e kësaj ministrie. Sipas njoftimit, Ministria e Punës përmes marrëveshjes do të mbështesë ekspertët lokalë për konkretizimin më mirë të funksionimit të sistemit të monitorimit të Strategjisë së PAK, veçanërisht për Qarkun e Shkodrës, ku ka nevoja të shumta për këto shtresa.
ISKSH-ja dhe MSH-ja, gati hartimi i një pakete shërbimesh
Autoritetet shëndetësore po punojnë për hartimin e një pakete shërbimesh për pacientët që do të futen në spitale. Në këtë mënyrë, ISKSH-ja do të blejë shërbimet ku do të vendoset dhe pjesa e rimbursimeve që do të bëhen nga ky institucion. “Aktualisht jemi duke punuar me Ministrinë e Shëndetësisë për përcaktimin e një pakete shërbimesh qartësisht të përcaktuar, pasi është themelore të dihet se çfarë shërbimesh do të blihen nga ISKSH-ja në spital, të cilat, kuptohet, do të përcaktohen më tej në kontratë”, - u shpreh pak kohë më parë drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Njëkohësisht, ajo ka folur për shtrirjen e skemës së sigurimeve shëndetësore, e cila do të përfshijë në janar të vitit 2009 të 42 spitalet në vend. Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të mundësojë investimet në spitale. Përcaktimi i një pakete bazë shërbimesh është një nga sfidat në fushën e shërbimeve shëndetësore spitalore, konsideron Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Kjo paketë bazë shërbimesh duhet të jetë reale, brenda burimeve të vlefshme financiare në dispozicion të pacientëve. Sfida mbeten gjithashtu dhe përcaktimi i standardit të kërkesave për spitalet, lidhur me infrastrukturën mjekësore, stafin e profesionistëve, pajisjet dhe mjetet diagnostike për nivelin sekondar, por dhe zbatimi i protokolleve të miratuara të trajtimit spitalor sipas shërbimeve.
24 Dhjetor 2008