E Diel, 1 Nëntor 2026

Monopoli i naftës NIS, Serbia vendos t ia shesë Rusisë



Serbia dhe Rusia arritën një marrëveshje lidhur me shitjen e Monopolit kombëtar të Naftës serbe, NIS ndaj firmës shtetërore ruse të energjisë, Gazprom. Sipas kësaj marrëveshjeje, e cila dot do të nënshkruhet zyrtarisht në Moskë, Gazpromi do të blejë 51 për qind të firmës serbe të Naftës në shkëmbim të ndërtimit të një tubacioni të gazit natyror nëpërmjet Serbisë. Kjo marrëveshje bëri që qeveria e Serbisë të përçahej. Ministri serb i ekonomisë, Mlaxhan Dinkiç dhe anëtarët e partisë së tij G-17 kërkojnë garanci që Rusia, e cila menjëherë do të marrë nën kontroll firmën serbe, në fakt të ndërtojë tubacionin. Sipas kësaj marrëveshjeje, Rusia do të ndërtojë një instalim të madh të restaurimit të gazit natyror në pjesën jugore të Serbisë e prej andej në drejtim të vendeve të tjera të Europës. Analistët pohojnë se ky projekt do ta bëjë Serbinë qendër të rëndësishme për pajisjen e Europës me energji nga Rusia.

Putin: “Epoka e gazit të lirë përfundoi”

Kryeministri rus, Vadimir Putin, gjatë një takimi të vendeve eksportuese të gazit deklaroi se epoka e gazit të lirë ka përfunduar për shkak të rritjes së kostos së prodhimit. Kjo deklaratë vjen në kohën kur raportet Rusi-Ukrainë, për shkak të çmimit të gazit, janë tensionuar. Gazpromi rus përmbush një të katërtën e nevojave të Europës me gaz dhe shumica e këtij eksporti kalon nga Ukraina. Putin kërkoi depolitizimin e rrugëve transit të gazit, me referencë të qartë për Kjevin. “Vendet transite nga kalon gazi luajnë një rol të posaçëm në sigurimin e botës me energji. Ato bartin edhe përgjegjësitë për ndërprerjen e funksionit të strukturave transite. Kjo fushë duhet të jetë plotësisht e depolitizuar”,- tha Putin.

“Blic”: OKB-ja ka prova të varrit masiv në Gurrë të Matit

Pas deklaratave të ndërkombëtarëve se nuk u gjet asnjë provë të vrarësh të përmendur nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, gazeta serbe “Blic”, në një shkrim ka pohuar se ekspertët ndërkombëtarë kanë prova për ekzistencën e një varri masiv me trupa serbe në fshatin Gurrë të rrethit të Matit, në Shqipëri ku Serbia dyshon se është kryer transplantime organesh. “Vendndodhja a varrit masiv, 1.6 kilometra larg ‘shtëpisë së verdhë’ është shënuar në raportin e Kombeve të Bashkuara në mars të 2004-s dhe ende nuk u është deklaruar zyrtarisht prokurorëve serbe të luftës”, - shkruan gazeta “Blic”. Gazeta citon disa burime, sipas të cilave, në Raportin e Kombeve të Bashkuara ekzistojnë prova të këtij varri masiv në Mat. Pjesë e këtij raporti është edhe fotografia e një blloku të madh betoni, medikamente dhe instrumente mjekësore të gjetura në vend. Po sipas këtyre burimeve, “shtëpia e verdhë” është përdorur si vend për të përgatitur pacientët për transplantim dhe për t’i mbajtur atje edhe pas ndërhyrjes. Organet ishin të destinuara për t’u shitur, ndërsa “pacientët” dërgoheshin në një spital psikiatrik në Burrel, i regjistruar si “Burgu 320”. Sipas “Blic”-it viktimat që dërgoheshin në Burrel, merreshin nga kampet e përqendrimit dhe nga burgjet e Tropojës, Kukësit apo Bajram Currit, si dhe nga burgu Deva Mine, e cila ndodhet në territorin e Kosovës. Viktimat transportoheshin nëpër tunele.

24 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›