Pacientët “braktisin” spitalet për festat e fundvitit
Shefat e shërbimeve shpërndajnë mjekët për natën e Vitit të Ri. Urgjenca do të ketë numrin më të madh të personelit mjekësor, rrezik fishekzjarret
Emanuela Sako
Pacientët braktisin spitalet për festat e fundvitit, pavarësisht sëmundjeve që kanë. Ata preferojnë të qëndrojnë pranë familjes, duke marrë parasysh rrezikun që mund t’iu kanoset nga shmangia e vëmendjes së mjekëve. Pacientët shprehen se nuk dëshirojnë që ta kalojnë natën e Vitit të Ri në spital edhe pse mjekët u kanë rekomanduar qëndrimin në spital dhe marrjen e kurës së vazhdueshme. Burime nga QSUT-ja sqaruan se pavarësisht dëshirës së pacientëve, spitalet do të punojnë normalisht. Shefat e shërbimeve kanë bërë grafikun e ndarjes së punës së mjekëve. Përveç dëshirës së tyre, disa mjekëve do t’iu duhet që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në pavijonet e spitaleve dhe të lënë familjen. Drejtoria e QSUT-së bën të ditur se gjithçka do të funksionojë si një ditë normale pune.
Pacientët
Të pyetur nga gazeta “Albania”, pacientët shprehen se dëshirojnë të jenë pranë familjes natën e Vitit të Ri dhe për asnjë arsye nuk duan të qëndrojnë në dhomat e shtrimit. Ata janë gati të marrin parasysh edhe përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. Madje, shumë prej tyre e kanë për bestytni ngutjen e largimit nga spitali, sepse pretendojnë se nëse do të qëndrojnë për festë në spital, 2009-a do t’u kalojë në dhomat e spitaleve. Ndërsa të tjerë duan vetëm që të jenë sa më pranë të afërmve të tyre. Një pjesë e paktë e pacientëve shprehen se nëse mjekët do t’iu rekomandojnë që të qëndrojnë në spital, ata do t’u binden urdhrave të “mjekëve”. Sipas tyre, jeta nuk vihet në rrezik vetëm për të gëzuar një ditë.
Urgjenca
Burime nga Drejtoria e QSUT-së bëjnë të ditur se numrin më të madh të personelit të mjekëve për ditët e festave do ta ketë Urgjenca. Kjo për arsye se pritet që të ketë të plagosur nga fishekzjarret, siç ka ndodhur dhe vitet e kaluara. Sipas këtyre burimeve, personeli mjekësor do të jetë në gatishmëri për të pritur të gjitha rastet, që mund të shkojnë në urgjencë. Vitet e kaluara ka pasur raste edhe të helmimeve nga ushqimet e skaduara apo nga konsumimi i tepërt i alkoolit ose i ushqimeve. Duke marrë shkas nga eksperienca e viteve të kaluara, rastet më problematike kanë rezultuar plagosjet apo djegiet e shkaktuara nga fishekzjarret. Pre e këtyre rasteve kanë qenë fëmijët, të cilët janë më të pakujdesshëm.
24 Dhjetor 2008