BE, rritet papunësia me 2.8 për qind
Bruksel - endet e Bashkimit Evropian janë përballur me një ngritje të shpejtë të papunësisë. Vetëm gjatë muajit janar, përqindja e papunësisë në zonën euro është rritur me 2,8 duke arritur nivelin më të lartë që nga muaji shtator i vitit 2006, me 250 000 të papunë më shumë se muaji i mëparshëm. Sipas një raporti të publikuar nga Zyra Europiane e Statistikave (Eurostat), ''Gjatë muajit janar kanë rezultuar të papunë rreth 13 036 milionë persona. Gjatë muajit dhjetor, papunësia u rrit me 8,1 për qind, një rritje prej 0,1 për qind nga muaji i mëparshëm''.