E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinaldi: Adriano do të rikthehet në Serinë A

Sipas agjentit të sulmuesit të Flamengos Adriano, ky i fundit mund të rikthehet në kampionatin Italian, pas Kupës së Botës në Afrikën e Jugut 2010. Gilmar Rinaldi tha se Adriano është shumë i lumtur tek Flamengo, por është ende i ri dhe duhet të luajë në kampionate më të forta.
Por më parë ish-sulmuesi i Interit duhet të fitojë një fanellë titullari në kombëtaren braziliane. Tekniku i Seleçaos nuk e ka parë të arsyeshme ta thërrasë Adrianon në Kupën e Konfederatave, por edhe në ndeshjet miqësore të luajtura para saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›