Kolumbi FARK sulmon policine 9 te vdekur

Sulmi i një grupi guerrilasish kolumbianë ndaj një stacioni të policisë ka shkaktuar nëntë të vdekur në jug të Kolumbisë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave autorë të sulmit kanë qenë rebelët e FARK-ut.
Sipas burimeve, të cilat citojnë autoritetet lokale, viktimat janë pesë guerrilas, tre ushtarë dhe një civil.
Forcat e Armatosura Revolucionare Kolumbiane janë një fraksion që kundërshton autoritetin e shtetit ligjor në vendin latin.
Rezistenca e tyre ka shkaktuar ndër vite mijëra viktima, si dhe ka kryer një seri pengmarrjesh, mes të cilave spikat ajo e Ingrid Betancourt.