E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut shqyrton oferten per bisedime

Zyrtarët e Koresë së Jugut deklaruan se janë duke shqyrtuar ofertën e fundit për bisedimeve të fqinjëve veriorë, raportoi rrjeti informative CNN.

Nëpërmjet Agjensisë Shtetërore të Lajmeve KCNA, Peniani sugjeroi ndërmarrjen e disa hapave që duhet të qetësojnë tensionin midis veriut dhe jugut.

Në deklaratë shkruhej se “Peniani dëshiron që të qetësojë situatën e rënduar që ekziston në gadishull sa më shpejt që të jetë e mundur”. Në të citohej shqetësimi i brendshëm dhe ai ndërkombëtar si arsyeja më e fortë për nisjen e bisedimeve.

Oferta fillestare e autoriteve komuniste u hodh poshtë nga Seuli si jo serioze. Ripërsëritja e dëshirës për bisedime duket se ka bërë Korenë e Jugut të reflektojë. Një zëdhënës i Ministrisë së Bashkimit bëri me dije se kabineti është duke shqyrtuar aktualisht ofertën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›