E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mesazh Topit: Ju mbështesim për integrimin

25/11/2011  Festa e pavarësisë

Presidenti Bamir Topi ka marrë dje një mesazh urimi nga homologu i tij amerikan Barak Obama, i cili i ka përshëndetur të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij drejtuar Topit shefi i Shtëpisë së Bardhë shkruan: “I dashur zoti President! Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar. Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. SHBA-të janë krenare që qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë në Afganistan. Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Euopian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Euopë të plotë, të lirë dhe në paqe.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›