Pakti PD-PS, miratohet me 3/5-at Kodi Ajror
25/11/2011 Debate mes mazhorancës dhe opozitës për gjendjen e Autoritetit të Aviacionit Civil
Pas më shumë se tri orë debatesh maxhoranca dhe opozita miratuan në konsensus me 119 vota pro edhe ndryshimet në Kodin Ajror. Para se të kalohej në votim, me kërkesë të deputetit socialist Eduard Shalësi u mblodh në ambientet e Parlamentit Komisioni i Veprimtarive Prodhuese për të shqyrtuar e më pas miratuar propozimet e opozitës në lidhje me ndryshimet e reja në projektligjin për Kodin Ajror. Por çështja e fluturimeve ajrore u shndërrua në objekt debati lidhur me monopolin që sipas socialistit Tahiri ekziston këtë treg. Por ministri i Transporteve Sokol Olldashi i mohoi këto akuza, duke thënë se “në konsideratën e Ministrisë së Transporteve dhe Autoritetit të Aviacionit Civil nuk ka situatë monopol për sa kohë operojnë 17 kompani ajrore nga Tirana drejt destinacioneve të tjera. Duke kërkuar fjalën për replikë, deputeti i PS-së Edualt Shalësi theksoi se në aviacionin civil janë punësuar militantë dhe jo profesionistë të fushës. Por kjo u kundërshtua nga Olldashi, i cili theksoi se vetëm në aviacionin civil nuk mund të spekulosh për militantizëm, pasi drejtori aktual është një doktor, në vend që të ishte në atë detyrë të paktën një inxhinier. “Unë po ju them, zoti Shalësi, se vetëm aty nuk punësojmë mbi militantizëm, sepse duhet një administrim i mirë. E vërtetë që drejtori nuk është i inxhinier, por nuk është e thënë që drejtori të jetë inxhinier, sepse ai është administrator. E mbajmë në punë se është profesionist, nuk është kriter profesioni, por ana profesionale. Ne kemi mangësi, pasi nuk kemi pilotë, nuk kemi shkollë aviacioni dhe nuk japim certifikata. Ne nuk mund të marrim militantë të PD-së dhe të PS-së dhe t’i veshim pilot kur nuk janë. Për këtë ne jemi të detyruar t’i marrim nga jashtë specialistët, dhe i kemi dhënë fonde aviacionit civil të marrin me kosto 5 specialistë të huaj të shohin problemet këtu. Sepse bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve që udhëtojnë”, - tha Olldashi. Seanca e djeshme ishte dhe seanca e dytë ku Partia Socialiste dhe Partia Demokratike votojnë bashkërisht ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, pasi një javë më parë kaloi Kodin Detar dhe Kodin Hekurudhor.