E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ndalon fotot e abuzimeve

Uashington - Presidenti Obama urdhëroi për arsye sigurie ndalimin e publikimit të fotove që tregonin abuzimin e të burgosurve në Irak dhe në Afganistan nga trupat amerikane.

Në atë që duket se është një ndryshim 180 gradë i kursit, presidenti Obama i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Drejtësisë që tani të kundërshtojë publikimin e fotografive të reja që tregojnë për abuzimin e të burgosurve nga ushtarët amerikanë.

Obama tha se publikimi i këtyre fotografive, të cilat ai i përshkroi si jo shumë sensacionale, do të rrezikonin jashtëzakonisht shumë sigurinë e trupave amerikane që ndodhen në misione ndërkombëtare duke nxitur ndjenja anti-amerikane.

Fotografitë pritej të publikoheshin më 28 maj, sipas një urdhri gjyqi të nxjerrë në shtator të vitit 2008, pas një kërkese të bazuar në Aktin e Lirisë së Informimit të bërë nga Bashkimi Amerikan i të drejtave Civile.
/BBC/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›