E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama paralajmëron Gaddafin

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 12:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka paralajmëruar udhëheqësin libian, Muammar Gaddafin, se do të përballet me ndërhyrje ushtarake, nëse nuk vepron në përputhje të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Obama tha se Gaddafi duhet ta respektojë plotësisht armëpushimin e shpallur nga autoritetet.

“Më lejoni të jem i qartë: këto kushte nuk janë të negociueshme. Këto kushte nuk janë subjekt i negociatave. Nëse Gaddafi nuk vepron në pajtim me rezolutën, komuniteti ndërkombëtar do të zbatojë masat dhe zgjidhja do të arrihet përmes veprimit ushtarak”, ka thënë Obama.

Disa shpërthime janë dëgjuar në qytetin lindor të Libisë, Bengazi. Raportet flasin për sulme ajrore të forcave të Gaddafit ndaj kryengritësve, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore diskutuan mundësinë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi.

Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan.

Në ndërkohë Libia i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të armëpushimit në Bengazi.
Agjencia shtetërore e lajmeve Jana tha se trupat ushtarake kanë vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa dëshmitarët flasin për sulme ajrore të forcave të Gaddafit në qendër të qytetit.

Një zëdhënës i protestuesve tha se ushtarakët kanë hyrë nga perëndimi, duke sulmuar me artileri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›