Fitorja, objektiv i LSI-së
Tiranë - Lideri i LSI-së z.Ilir Meta zhvilloi dje një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në Njësinë Bashkiake nr.1 në Tiranë. Gjatë këtij aktiviteti Meta shoqërohej nga Kryetari i LSI-së për Tiranën Ilir Dashi, nga Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun të LSI, Luan Rama, si dhe nga analisti Artur Zheji. Në takim merrnin pjesë edhe të tjerë drejtues të LSI. Ky takim u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku qytetarët e kësaj njësie ngritën mjaft probleme që i shqetësojnë, për të cilat bënin përgjegjës qeverisjen e vendit dhe Bashkinë e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim z.Meta pasi ka falënderuar strukturat e LSI-së dhe LRI-së në këtë zonë për punën e bërë, u shpreh se,- ky tur takimesh që sapo ka filluar, do të jetë në të gjithë Kryeqytetin, dhe në të gjithë Qarkun e Tiranës, dhe do të zhvillohet jo vetëm në salla të mbyllura, por do të vazhdojë në të gjitha lagjet, në mënyrë që të arrijmë atë konsensus shumë më të gjerë për LSI-në dhe për qëndrimet që ajo ka mbajtur për çështjet më të rëndësishme të vendit, dhe për ta materializuar dhe për ta kthyer këtë konsensus në një mazhorancë të ardhshme në Qershor të vitit të ardhshëm.
Meta u shpreh se “gara do jetë me të vërtetë e vështirë, sepse përballë kemi dy kundërshtarë të cilët nuk do të donim të ishin së bashku, por ju e dini që për fat të keq ata kanë një vit që nuk dallojnë fare nga njëri-tjetri në të gjithë qëndrimet e tyre, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda për sistemin tonë demokratik dhe kushtetues, por edhe për vetë atë balancë pozitë –opozitë, e cila nuk duhet të jetë false dhe nuk duhet të jetë e trukuar. Ajo që ka ndodhur me lidershipin e PS-së, ka shërbyer në dobësimin e opozitarizmit në vend, ka shërbyer në mbulimin e korrupsionit galopant dhe skandaloz që kulmojë me tragjedinë e Gërdecit, thjesht dhe vetëm për interesa të lidershipit të kësaj partie dhe jo për interesa të socialistëve të thjeshtë, të cilët nuk japin leje ndërtimi.