Bregu, 40 kamionçina për fushatë në Tiranë
Ministrja e Integrimit, njëkohësisht zëdhënësja e fushatës, Majlinda Bregu, dhe kandidati i PD-së për Qarkun e Tiranës, Tritan Shehu, pritën mëngjesin e djeshëm në sheshin e trageteve në Durrës përfaqësuesin e së djathtës europiane, Mirco Belotti, i cili, në emër të partive popullore europiane shprehu mbështetjen në këto zgjedhje ndaj Partisë Demokratike, duke sjellë në Shqipëri 40 kamionçina të mbushura me postera dhe logo të fushatës së PD-së. Për 10 ditët e mbetura të fushatës këto kamionçina do të shëtisin 24 orë në të gjitha rrethet, veçanërisht në Tiranë.