Obama synon forcimin e marrëdhënieve me Kinën
Presidenti amerikan, Barack Obama, është i vendosur që të zhvillojë edhe më shumë “marrëdhëniet pozitive” me Kinën, deklaroi Shtëpia e Bardhë, komente këto të cilat i mirëpriten nga Pekini, në momentin kur dy vendet po tentojnë të tejkalojnë tendosjet mes tyre.
Obama këtë deklaratë pas takimit që pati me ambasadorin e ri të Kinës në Washington, Zhang Yesui, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
“Gjatë takimit, presidenti qartësoi se është i vendosur që të zhvillojë edhe më tutje marrëdhëniet pozitive me Kinën”, tha Gibbs.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tendosur gjatë muajve të kaluar, për shkak të çështjeve të ndryshme, përfshirë këto edhe grindjen për vlerën e juanit, shitjen e armatimit amerikan Tajvanit, lirinë në internet dhe vizitën në Shtëpinë e Bardhë të udhëheqësit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lamës.
Obama theksoi se Washingtoni dhe Pekini duhet të bashkëpunojnë mes vete dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të zgjidhur një varg çështjesh globale, tha Gibbs.
Kina theksoi se e mirëpret premtimin e Obamës, për të thelluar marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve.
“Kina përshëndet përpjekjet e presidentit Obama për promovimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe SHBA-së”, u theksua në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Kinës.