E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agca kërkon largimin e Papa Benedictit

Turku që plagosi Papa Gjon Palin II, Mehmet Ali Agca thotë se Papa Benedicti XVI duhet të japë dorëheqjen pas skandaleve të fundit seksuale të Kishës Katolike.

Ali Agca, i cili u lirua nga burgu në janar të këtij viti pas pothuajse 29 vjetësh që tentoi të vriste Papën. Ai u tha gazetarëve në Stamboll: “Unë dua që Papa të japë dorëheqjen dhe jo të arrestohet”, ndërsa tundte me dorë një gazetë turke që bënte thirrje për arrestimin e numrit 1 të Vatikanit.

Konferenca për shtyp shënoi dhe daljen publike të tij të parë që pas lirimit nga burgu. Deklaratën e tij Agca e bëri në një prononcim për agjencinë e lajmeve “ANSA”, pas një konference për shtyp të mbajtur në Stamboll.

Sot ka ende dyshime për gjendjen mendore të atentatorit të Papa Vojtilës. Motivet për qëllimin e tij mbeten ende mister. Agca e ka qëlluar Papa Gjon Palin më 13 maj të vitit 1981.

Papa u qëllua në bark, dorën e djathtë dhe të majtë, por plumbat nuk prekën organet e tij vitale. Papa u takua me Agcan në burg në vitin 1983, me ç’rast e fali atë për krimin që tentoi të kryente.

Motivet e tij për këtë sulm mbesin të paqarta. Pas arrestimit të tij, menjëherë pas sulmit, Agca kishte theksuar se kishte vepruar i vetëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›