Sarkozy: SHBA nuk mund ta drejtojë botën vetëm
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, bëri thirrje për reforma ekonomike në SHBA dhe theksoi se SHBA-ja nuk mund ta drejtojë botën vetëm.
Presidenti francez shfrytëzoi vizitën e tij në New York, ku u takua me studentë të Universitetit Columbia, për të shpalosur atë që e quajti “të vërtetat” për vendin nikoqir.
Sarkozy, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Carla Bruni, sot në Washington u takua edhe me presidentin amerikan, Barack Obama.
Me popullaritetin e tij që ka shënuar rënie në Francë dhe me partinë e tij, e cila pësoi një goditje në zgjedhjet rajonale, vizita në SHBA vlerësohet si një mundësi që Sarkozy të forcohet sërish.
Gjatë vizitës në New York, Sarkozy u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moonin.
Marrë në përgjithësi, Sarkozy është angazhuar për forcimin e marrëdhënieve me Washingtonin, por deklaratat e tij gjatë takimit me studentët, kujtojnë të kaluarën më të hidhur në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Duke theksuar se në shekullin e 21-të nuk ekziston asnjë shtet, i cili mund të drejtojë vetëm botën, Sarkozy i bëri thirrje SHBA-së që t’i bashkohet Europës, në përpjekje për rregullat e ekonomisë së ardhmërisë.