E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, tani vjen pjesa e vështirë

Obama e nisi Presidencën e tij, thënë shkurt, duke u shtrirë politikisht deri në skaj: drejt Kubës, Rusisë, Sirisë dhe Iranit, për shembull. Ai kishte dy qëllime. Diplomatikisht dëshironte të paraqiste vizionin e tij global dhe të nisë një epokë të bashkëpunimit me vullnet të mirë, pas tetë viteve të stilit ‘si them unë, ose hiq‘ të Presidentit George W. Bush. Ai dëshironte të demonstronte vullnet të mirë të një lloji tjetër në mes të kaosit të frikshëm ekonomik.

Nuk jam këtu për ta varrosur kapitalizmin, deklaruan veprat e tij, por ta shpëtoj. Po, do të ketë ilaç për t‘ia dhënë ‘Wall Street‘-it e bankave të mëdha, por është ilaç, jo helm, dhe ishte dashur të ishte (dhe është) duke u dhënë me një shpirt të dashurisë së paepur. Këto përpjekje janë shpaguar shumë mirë. Shkallët e aprovimit për Obaman mbeten historikisht të fuqishme dhe presidenti duket se është i vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme përgjatë një vargu çështjesh gjatë muajve që vijnë.

Por, tani, për të bërë mirë në premtimin e 100 ditëve, Obama do të duhet të merret me miqtë më të mirë të tij. Aleatëve demokratë dhe liberalë nuk do t‘u pëlqejë gjithsesi çdo gjë që Presidenti Obama do të duhet të bëjë; e as nuk do t‘u pëlqejë disave nga aleatët ndërkombëtarë të shtetit tonë.

Disa nga (ar)miqtë potencialë:

Unionet laburiste

Gjatë fushatës presidenciale, Obama u përpoq të fitonte unionet e punëtorëve (shumica prej të cilëve fillimisht favorizuan Hillary Clintonin), duke u premtuar se do të rishikonte, madje edhe të negocionte, marrëveshjen e tregtisë ‘Nafta‘, që shumica në këtë lëvizje e shohin si ujdi e keqe për punëtorët vendas. Administrata e Obamës, me kujdes, e ka shpërfillur këtë premtim dhe do ta vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë. Mosveprimi mjafton nga pikëpamja e unionit, por tani Obama, në kërkesë të shërimit të tregtisë globale, do të dëshirojë të nënshkruajë më shumë marrëveshje. Kjo nuk do të jetë një pazar i lehtë për partinë e tij.

Demokratët e kaltër

Ekziston një parlament i pjesës së pasme brenda Partisë Demokratike, i cili shqetësohet mbi të gjitha për deficitin vjetor federal dhe borxhin kombëtar, që të dyja këto që po arrijnë në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore. Ata zakonisht janë tipa të qyteteve të vogla, jo posaçërisht të dashuruar në ‘Wall Street‘, dhe në kulturë janë shumë më konservativë, sesa pjesa tjetër e partisë. Atyre ashtu kështu kurrë nuk u pëlqeu aq shumë Larry Summers. Ata nuk i kanë shifrat për të bllokuar buxhetin 3.5 miliardë dollarësh të presidentit, por mund ta bëjnë tërë procesin shumë të pakëndshëm dhe të krijojnë hapësirë për kritikat republikane.

Tipat moven.org

Dëshira e Obamës që, të kaluarën ta lërë në të kaluarën, nuk ka rezonancë në turmën anti-luftë, të cilët e shtynë përpara pikë së pari. Ata në fakt a do të mund t‘ia bëjnë jetën e vështirë, nëse ai nuk e aprovon një "komision të së vërtetës" mbi torturën? Me siguri jo në kuptim të menjëhershëm, por rrezikon të humbasë ca nga entuziazmi organizues te rrënjët e tij, pasioni që ai dhe partia e tij do ta kenë nevojë në vitin 2010 dhe 2012. MoveOns-ët dhe aleatët e tyre gjithashtu e kanë një armë tjetër në dorë: proceset gjyqësore, që tashmë kanë detyruar zbulime të pakëndshme si "memorandumet e torturave".

Udhëheqësit e Irakut

Kur flasim për ata, Obama tani varet nga mirësia e miqve të rinj, udhëheqësisë së qeverisë së Irakut, për ta menaxhuar butë tranzicionin e kontrollit të SHBA-së. Shenjat e hershme nuk janë aq inkurajuese; Obama do të duhet të jetë më vigjilent dhe më i përfshirë nga sa ndoshta ka shpresuar.

AFPAK

Udhëheqësit e Afganistanit dhe Pakistanit ishin dashur të jenë miqtë tanë gjithashtu, por puna e tyre gjerë tani në përmbajtjen e Talibanit ka qenë në mënyrë të frikshme e paaftë dhe e dobët, thonë shumica e vrojtuesve të pavarur. Kjo ishte dashur të ishte vija e frontit në atë të cilën më nuk e quajmë "lufta mbi terrorin". Këta janë miqtë tanë. Përnjëmend?

EVROPA

E gjitha ishte buzëqeshje dhe vetë-përurim në samitin e G-20, dhe miqtë tanë në Evropë iu bashkuan presidentit Obama në premtimin e 1 trilion dollarëve në shpenzime stimuluese për të ndihmuar në ringjalljen e botës. Paratë ende nuk i kemi parë. E as evropianët nuk ishin të gatshëm të mbështesin me ushtarë përkushtimin e tyre për të mbajtur vijën anti-Taliban në rajonin e Gjirit Persik. Buzëqeshjet zbehen dhe udhëheqësit e Evropës janë të vendosur ngurtë kundër edhe një qëllimi të Obamës: Lejimi i anëtares së NATO-s, Turqisë, (ndoshta aleati ynë më boshtor në tërë Lindjen e Mesme) t‘i bashkohet Unionit Ekonomik Evropian.

Izraeli dhe palestinezët

Izraelitët janë, me arsye të mirë, aleatët tanë më të fuqishëm në Lindje të Mesme, por ata nuk e ndajnë ndjenjën e shpresës "po, ne mund ta bëjmë" të Obamës për të tjerët në fqinjësi. Nëse presidenti do të bëjë përparim drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të lashta në rajon, ai do të ballafaqohet me protestat e izraelitëve. Por, ia duhet të mbështetet edhe në palestinezë. Mahmoud Abbasi, kryetari i Autoritetit Palestinez, ishte dashur të jetë udhëheqësi më i butë arab pro-amerikan në rajon, por vetëm para disa ditësh, ai tha se nuk e pranonte idenë e një shteti hebre në rajon. Paç fat me këtë, z. President! Ose ndoshta, ruaje për ditën tënde të 300-të.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›