Rusia ekspozon forcën ushtarake
Presidenti Dimitri Medvedev paralajmëroi dje se Rusia do t‘i "kundërpërgjigjet me vendosmëri" çdo agresioni, ndërsa trupat që mposhtën Gjeorgjinë në luftën e pak kohëve më parë parakaluan në paradën e përvitshme të "Ditës së Triumfit". Medvedev, në fjalën e hapjes së paradës më të madhe dhe më spektakolare në historinë postsovjetike, tha se mësimet e marra nga Bashkimi Sovjetik nga Lufta e Dytë Botërore mbeteshin të vlefshme edhe sot - një referim i qartë ndaj luftës pesëditore në Gjeorgji gushtin e vitit të shkuar.
"Fitorja jonë mbi fashizmin është një shembull i madh dhe një mësim për të gjitha shtetet, një mësim që mbetet aktual edhe sot, kur përsëri e përsëri shfaqen njerëz që kuturisin në aventurizmin ushtarak", tha Mededev nga tribuna e ngritur përballë Mauzoleumit të Leninit në Sheshin e Kuq. "Mbrojtja e atdheut është detyra jonë e shenjtë. Jemi të sigurt që do t‘i kundërpërgjigjemi me vendosmëri çdo agresioni kundër popullit tonë". Kryeministri Vladimir Putin qëndroi përkrah Medvedvit gjatë paradës, por nuk u foli të pranishmëve.
Në përpjekje për të nënvizuar fuqinë ushtarake të Rusisë, në paradë parakaluan kamionët që tërheqin raketat gjigante nukleare Topol-M, si dhe raketat për mbrojtjen ajrore S-400 "Triumfi" (fjala më e fundit e teknologjisë ushtarake ruse). Sheshi i kuq ishte mbushur nga ish-oficerë, veteranë, ushtarakë e pjesëtarë të familjeve të tyre. "Më bëri shumë përshtypje", i tha një reporteri të "Reuters" Maria Glavdivana, veterane 87-vjeçare e Luftës së Dytë Botërore, e cila kishte bërë kujdes që të mos harronte medaljet e nderit. "Po i tregojmë botës burrërinë tonë, fuqinë tonë. Që nuk do dobësohemi kurrë".
Medvedevi nuk la pa u drejtuar lëvdata atyre që luftuan në Gjeorgji: "Mes atyre që do marshojnë sot gjenden edhe njerëzit që në betejën e vërtetë provuan gatishmërinë luftarake të ushtrisë moderne ruse".
Veteranët, me kraharorët e mbushur me medalje e dekorata, e ndoqën nga një podium i veçantë paradën ku parakaluan rreth 9 mijë trupa nga sektorë të ndryshëm të forcave të armatosura ruse, ku përfshiheshin Forcat e Hapësirës, Ministrisë së Brendshme, Forcat Ajrore, Marina dhe Shërbimi Federal i Sigurisë. "Kjo paradë provon se ky vend ka njerëz që ta mbrojnë", tha Pavel Bogodukhov, i cili ka luftuar kundër nazistëve në Stalingrad dhe ka marshuar me armatën triumfuese sovjetike në Berlin. "Duhet të ndihemi krenarë që forcat tona të armatosura janë përsëri të forta".
Pas përshëndetjes së ministrit të Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov, në shesh kaluan tanket më të fundit T-90, mjetet të blinduara, obusët dhe topat e kalibrave të ndryshëm. Rreth 70 mjete luftarake ajrore - rreth dy herë në shumë se në paradën e një viti më parë - fluturuan mbi Sheshin e Kuq në lartësi të ulët, rreth 300 metra. Formacioni i fundit i avionëve luftarakë hodhi mbi të pranishmit në shesh një sasi të madhe fishekzjarrësh të ndritshëm.
Ai që bëri fluturimin e parë mbi Sheshin e Kuq që modeli i ri i helikopterit të sulmit Mil Mi-28, i cili nga NATO njihet me nofkën "Havoc". Një tjetër mjet ajror që u admirua nga të pranishmit qe bombarduesi strategjik Tu-160, në gjendje të transportojë edhe mbushje nukleare.