E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama uron popullin kosovar

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, një letër urimi me rastin e 17 shkurtit, përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës
“Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e parë të deklaratës historike të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt”, - thuhet në letrën e Obamës, dërguar Presidentit Sejdiu. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Deri tani shteti i ri është pranuar nga 54 shtete perëndimore, përfshirë këtu edhe vende të Bashkimit Evropian. Prishtina është përgatitur për festë madhështore me rastin e 1-vjetorit të pavarësisë së shtetit.
Letra vazhdon më tej me mbështetjen që SHBA do t i ofrojnë Kosovës multietnike. “Derisa populli i Kosovës punon drejt një të ardhmeje të përbashkët, unë dua të theksoj që SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që ta zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve. Sinqerisht, Barak Obama".
Veç presidentit amerikan, urimet për pavarësinë kanë vijuar nga personalitetet më të larta nga shumë shtete të botës, ndërsa përshëndetje të njëpasnjëshme janë dërguar edhe nga Shqipëria. Krerët më të lartë të vendit tonë, sigurisht që kanë qenë të parët...

Ky lajm është publikuar: 17/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›