Obama vazhdon vizitën në Gjirin e Meksikës
Në takime me banorët dhe biznesmenët dhe i shoqëruar nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë, presidenti amerikan, Barack Obama, e kaloi ditën duke vizituar qendrat për reagimet ndaj naftës së rrjedhur dhe të koordinimit në shtetet Misisipi dhe Alabama.
Pasi u informua nga admirali i Rojës Bregdetare amerikane, Thad Allen, i cili drejton reagimet nga ana e qeverisë, presidenti tha se ai donte që të gjithë njerëzit në rajon ta dinin se qeveria, siç tha ai, është në këtë mes për një kohë të gjatë.
Obama tha se ai është i angazhuar për të siguruar që njerëzit dhe bizneset në rajon të kompensohen siç duhet, për demet dhe humbjet që po përjetojnë, duke shtuar se vazhdojnë problemet me procesin e paraqitjes së kërkesave me kompaninë BP.
Në Theodore të Alabamës, presidenti vizitoi një punishte që riparon pajisje që përdoren për të penguar naftën dhe foli para punonjësve. Ai premtoi se qeveria do të ndihmojë banorët e rajonit të prekur që të përballen me katastrofën dhe efektet e saj.
“Ju premtoj se gjithçka do të kthehet në normalitet.”, tha Obama.