Obama vizitë në Egjipt
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, muajin që vjen do të shkojë në Egjipt për një vizitë zyrtare. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se fjalimin e tij drejtuar botës islame, Obama do ta mbajë në 4 qershor.
Kur erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë, president Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë armiq të botës islame, duke mbajtur kështu një qëndrim të ri dhe sipas gjasave një politikë të re ndaj vendeve islame.
Bëhet e ditur se Obama po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me vendet arabe dhe vendet islame që gjatë qeverisjes së Presidentit Bush ishin dëmtuar për shkak të luftës në Irak dhe Afganistan.
Edhe gjatë vizitës së tij në Turqi muajin e kaluar, Presidenti Obama, në fjalimin e mbajtur përpara parlamentit dha mesazhet e paqes, dialogut dhe një bashkëpunimi ndërfetar..