SHBA do të vazhdojë sanksionet ndaj Sirisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën edhe një herë se sanksionet ndaj Sirisë do të vazhdojnë. Presidenti i SHBA, Barak Obama, bëri të ditur se vendimin lidhur me këtë çështje e ka firmosur pas takimit të autoriteteve amerikane me Ministrin e Jashtëm të Sirisë në Damask.
Zëdhënësi i Sekretarisë Amerikane për Punët e Jashtme, Robert Wood, tha se ata vazhdojnë të ndjenë shqetësim të madh për aktivitetet e Sirisë dhe shtoi se kërkojnë që qeveria e Sirisë të hedhë hapa konkrete për t'iu larguar drejtimit që vendi i tyre ka marrë.