E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bujar Nishani dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetutës

23-03-2013 / Gazeta 55

Xhezair Zaganjori dekretohet anëtar i Gjykatës së Lartë, ndërsa Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari emërohen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi dje emërimin e Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë, Besnik Imeraj, anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin e Presidencës thuhet se, “Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë. Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e zotit Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese”. Kreu i shtetit zhvilloi katër ditë më parë takime të veçanta me krerët e grupeve parlamentare të partive politike ku diskutoi për kriteret profesionale që duhet të kenë kandidatët si anëtarë për këto gjykata.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›