Nis identifikimi i tragjedisë

Policia e Kosovës duket se i ka rënë në gjurmë personit që dyshohet se ka shkaktuar tragjedinë e Tisës, në kufirin Serbi-Hungari, ku mendohet se kanë humbur jetën rreth 16 kosovarë.
Burime të Expressit nga policia sqarojnë se fjala është për një person nga fshati Ballofc të komunës së Podujevës, të cilin ditën e enjte, policia ka shkuar dhe e ka kërkuar.
Personi nuk është gjetur në shtëpi, ndërkohë që zyrtarisht policia nuk e konfirmon këtë kontroll të kryer në shtëpinë e këtij trafikanti.
Ky njeri, të cilin banorët e kësaj ane e njohin si shumë të zotin, që për vite të tëra ka transportuar në mënyrë ilegale kosovarë drejt Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë.
Kohëve të fundit, destinacioni i transportimeve ilegale ka qenë Franca, drejtim në të cilin mendohet se ishin nisur edhe familja e Blerim Ramës nga Prishtina.
Dyshohet se familja e Elvira Jahajt nga Podujeva, gruas të cilën bashkëshorti i saj i mbijetuar në këtë tragjedi, Blerim Rama, e ka cilësuar si të mbytur, e ka denoncuar këtë person në policinë e Podujevës.
Pas tragjedisë, Blerim Rama ka deklaruar se është i vetmi që ka shpëtuar nga mbytja së bashku me dy fëmijët e tij, por jo edhe gruaja e tij, Elvira, 23 vjeçe, e cila dyshohet se ka vdekur së bashku me rreth 16 persona të tjerë.
Vdekjen e Elvira Jahajt, zyrtarisht, të premten e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Hungarisë, i cili megjithatë nuk e ka përmendur emrin e saj.
Policia e Serbisë ka identifikuar njërën nga dy kufomat femra të gjetura në lumë. Njëra prej tyre është gruaja e emigrantit ilegal që ka shpëtuar me dy fëmijët e tij, thotë Szaeolcs Szendi për Express.
Përveç kësaj, zyrtari i policisë hungareze shpjegon se është bërë i mundur edhe identifikimi i kufomës që ata kanë arritur ta gjejnë në anën e lumit, por në territorin e tyre.
Kufoma që është gjetur në anën tonë të kufirit, është identifikuar. Në rrobat e tij është gjetur një kartë identiteti dhe Policia e Serbisë ka konfirmuar se ai është nga Kosova, thotë zëdhënësi Szendi.
Megjithëkëtë, ai nuk është në gjendje të tregojë emrin e kufomës së identifikuar, ndërkohë që autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në Prishtinë dyshojnë se bëhet fjalë për Brahim Kocin.
Ky person mendohet se është kufoma e tretë e kësaj tragjedie, në drejtim të të cilit, sipas zyrtarëve të MPJ-së, të premten ka shkuar vëllai i tij, Zenuni, për të bërë identifikimin e tij.
Policia hungareze nuk konfirmon se dikush nga familjarët e tij është thirrur për identifikim të trupit që ata kanë gjetur, e që është rreth të njëzetave, por bazohen në letërnjoftimin që i kanë gjetur në xhep.
Megjithëkëtë, informacioni i fundit që Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka siguruar nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, është se Zenun Koci, vëllai i të dyshuarit si të vdekur, Brahim Kocit, është ftuar nga autoritetet hungareze për të bërë identifikimin e vëllait të tij.
Sipas Albana Beqirit, zyrtares së lartë për komunikim me publikun në MPJ, ambasadori i Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, është njoftuar nga Zenun Koci se ai është duke shkuar për të bërë identifikimin e kufomës që mund të
jetë e vëllait të tij.
Pavarësisht kësaj, zyrtarë të MPJ-së në Prishtinë tregojnë se këto informacione ende janë të pakonfirmuara në rrugë zyrtare nga autoritetet hungareze.
MPJ-ja nuk mund të japë ndonjë konfirmim zyrtar se ka ndodhur një tragjedi e tillë, siç thuhet në media, pa marrë njoftimet zyrtare nga autoritetet hungareze, thotë Albana Beqiri, zyrtare e lartë në këtë ministri.
Ne nuk mund të shpallim njerëz të vdekur pa konfirmim zyrtar, tha ajo para pak çasteve në konferencën e jashtëzakonshme për media.
Ajo sqaroi se ditëve të fundit shumë qytetarë të Kosovës u janë drejtuar ambasadave të Republikës së Kosovës nëpër disa shtete të Evropës, duke kërkuar të afërmit e tyre, të cilët mendojnë se janë nisur në këtë rrugë.
Lusim çdo qytetar të Kosovës që ka informacione se në këtë rrugë janë nisur të afërmit e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo ambasadat tona në shtetet përkatëse, apeloi Beqiri, pa saktësuar se sa është numri i atyre qytetarëve të cilët deri më tash kanë kërkuar informacione për të afërmit e tyre.
Kërkimet për trupa të tjerë të pajetë nga ana e autoriteteve hungareze kanë përfunduar rreth orës 18 të ditës së premte, atëherë kur zyrtarët e policisë hungareze janë kontaktuar nga Expressi për herë të fundit gjatë ditës së premte.
Zëdhënësi i policisë hungareze ka sqaruar se kërkimet për trupa të tjerë të mundshëm, nga ana e ushtrisë, policisë dhe polumbarëve, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së shtunë.
MPJ
Zyra për Çështje Konsullore në MPJ, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe ajo në Gjermani kanë vendosur kontakte intensive me autoritetet hungareze, duke kërkuar prej tyre më shumë informacion dhe të dhëna zyrtare rreth këtij rasti. Të gjitha shifrat për të zhdukur janë shifra të hamendësuara dhe të bazuara kryesisht në deklaratat e personit që konsiderohet si një nga tre të mbijetuarit e kësaj tragjedie. Gjejmë rastin që ti ftojmë qytetarët e Kosovës, të cilët mendojnë se ndonjë nga të afërmit e tyre mund të ketë qenë në këtë udhëtim, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor dhe të ofrojnë fotografitë e familjarëve dhe të dhënat e tyre.
Reagimet e partive
LDK: Zëdhënësi i LDK-së thotë se kjo parti politike u bënë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, që të punojnë intensivisht në ndriçimin e këtij rasti, në mënyrë që të bëjnë të pamundurën për tiu dalë në ndihmë këtyre njerëzve. Mendojmë se duhet një veprim shtetëror dhe institucional, në bashkëpunim edhe me institucionet e vendeve ku ka ndodhur rasti. Kjo është tragjedi nacionale, nëse ky informacion konfirmohet, është shprehur ai.
AAK: AAK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mbajë takim të jashtëzakonshëm, për ta shqyrtuar këtë tragjedi. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se e përcjell shqetësimin dhe dhimbjen e thellë për tragjedinë në lumin Tisa, në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, në të cilën, shtatë ditë më parë u zhdukën 15 shqiptarë, shtetas të Kosovës. AAK-ja përmes një komunikate për media ndan dhimbjen me familjet e atyre që humbën jetën dhe shpreson në identifikimin sa më të shpejtë të fatit të të zhdukurve të tjerë, thuhet në reagimin e AAK-së.
AKR: Nënkryetari i partisë opozitare Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ka thënë se kjo parti po përcjellë me shqetësime informacionet e kësaj tragjedie. Ai tha se partia e tyre përkundër përpjekjeve të shumta nuk ka arritur të merr informata tjera, përveç atyre të cilat tashmë janë plasuar në opinion përmes medieve. Ai tha se nëse kjo konfirmohet, atëherë është shumë shqetësuese, pasi që kjo më së miri flet për gjendjen e njerëzve në Kosovë, humbjen e perspektivës dhe rrezikimin e tyre të jetës për të emigruar jashtë vendit.
LDD: Besa Gaxherri, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), tha se informatat të cilat ata i kanë marrë deri më tani, janë ato që kanë dalë në media dhe të cilat janë shumë kontradiktore. Shqetësuese për përfaqësuesit e kësaj partie, mbetet fakti që, institucionet tona edhe pas kaq ditësh ende nuk kanë arritur të japin informacione dhe të dalë me një komunikatë për opinion në lidhje me këtë tragjedi. E tërë kjo situatë e krijuar sipas Gaxherrit është e papranueshme, pasi që tash e sa ditë flitet për rastin në fjalë dhe ende nuk ka ndonjë informatë konkrete.