Obama,premton ndryshime radikale

Presidenti i SHBA-së Barak Obama është shprehur i vendosur për të mbrojtur projektbuxhetin 2010 që parashikon investime të reja në fushën e energjisë, shërbimin mjekësor dhe arsimor. Obama ka theksuar githashtu se kjo nuk do të jetë një gjë e lehtë. "Nuk jam këtu për të bërë të njëjtën gjë që është bërë deri tani apo për të marrë masa të kufizuara, kam ardhur për të sjellë ndryshimet radikale që vendi ka kërkuar në zgjedhjet e nëntorit", ka deklaruar presidenti amerikan Obama në fjalimin e përjavshëm radiofonik dhe në YouTube. "Ndryshimet do të fillojnë me këtë buxhet, dhe ky do të jetë ndryshimi për të cilin do të luftoj në javët që do të vijnë", ka nënvizuar ai. Buxheti që kap vlerën e 3 mijë e 552 miliardë dollarëve për vitin 2010 parashikon të eleminojë humbjet dhe programet e paefektshme, të krijojë një treg për aksionet e gazit me efekt serë, të hedhë bazat për një reformë të madhe për sigurimet shëndetësore dhe rritjes së taksave mbi të ardhurat e larta. Obama u shpreh i bindur se miratimi i këtij buxheti nuk do të ishte i lehtë, pasi ai paraqet një ndryshim real dhe spektakolar. "Buxheti paraqet gjithashtu një kërcënim për gjendjen e Uashingtonit. Kompanitë e sigurimit nuk do të donin si ndihmë ide për të qënë në konkurrencë për sigurimet shëndetësore për të moshuarit, bankat dhe shoqëritë, nuk do të donin ide për kreditë e studentëve që ne t'i japim fund avantazheve të tyre fiskale", u shpreh Obama. Ai tha se projekti parashikon fshirjen e 30 miliardë dollarëve pasoja fiskale për kompanitë e gazit dhe naftës.