E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obamat, një çift i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë

vijon nga numri i kaluar

Është e shtunë pasdite dhe Bar
ak Obama ka vendosur të viz
itojë një shkollë fillore në per
iferi të Çikagos. Brenda një
klase ulet në një bankë fëmijësh, i rrethuar
nga kurioziteti dhe dhjetëra pyetjet
e fëmijëve. "Si do të ndiheni kur të
shkoni të jetoni në Shtëpinë e Bardhë?",
e pyet një vajzë e vogël. "Do të jem patjetër
shumë i entuziazmuar. Do të kem
një zyrë të bukur, që ka formën e një
veze dhe që quhet ‘zyra ovale‘. Pastaj
vajzat e mia do të marrin një qen të vogël,
sepse ka kohë që ma kërkojnë si dhuratë
dhe pastaj na duhet t‘i mësojmë qenit
se si ta bëjë zakon të shkojë në banjë".
Vajzat e vogla qeshin. Një djalë e pyet
më pas nëse do të vazhdojë të jetë pasues
i trashëgimisë së Martin Luther
Kingut. Obama i përgjigjet se të gjithë
qytetarët, jo vetëm Presidenti, duhet ta
nderojnë atë që ka lënë pas Luter Kingu,
pra mesazhin e madh të barazisë dhe
dashurisë njerëzore. "Martin shpesh
thoshte se njeriu duhet të japë më të
mirën e vetes, pavarësisht nga puna që
ka dhe detyra e njeriut është që të mësojë,
ndaj edhe ju në këtë klasë duhet të
përpiqeni me sa të mundeni që të jepni
maksimumin e aftësive tuaja". Jashtë
shkollës presin të parkuara 6 limuzina.
Para se të hipë në limuzinën e tij, Obama
takohet edhe me një grup të vogël
njerëzish që ndodhen para shkollës e
ndërsa futet në makinë i kujtohet se
dikur, në vogëli, ëndrra e tij ishte që të
bëhej një arkitekt. Më pas e ndërroi me
ëndrrën për t‘u bërë lojtar bejsbolli dhe
më pas me atë që e shndërroi në realitet,
jurist. Mishel nuk kishte të njëjtat ëndrra
si ai. Ajo thjesht ishte ambicioze dhe
donte me çdo kusht që të diplomohej për
ligje. Dinte të ndërtonte shoqëri dhe me
çdo kusht të jepte kontributin e saj në
ndryshimin për mirë të gjërave. Ajo ishte
studentja më e mirë e matematikës në
të gjithë klasën, deri në fund të shkollës
së mesme dhe një nga figurat kryesore
që përfaqësonte shkollën e mesme në
veprimtaritë e saj. Maskota e shkollës
ishte delfini dhe vetë Mishel thoshte se
e kishte ëndërr të ishte një delfin. Më
pas u diplomua në "Princeton" për sociologji
dhe në "Harvard" për ligje. "Përvojat
e mia në ‘Princeton‘ më bënë
shumë më të ndërgjegjshme për të qenit
‘e zezë‘, se çdo përvojë tjetër", ka shkruar
dikur. Një nga pikat e forta të Mishelës
ishte dhe është ndjeshmëria dhe pavarësia.
Kurrë nuk u ankua në shtëpi për
problemet që i dilnin në shkollë, duke u
përpjekur që t‘i zgjidhte ato gjithmonë
vetë. Pas diplomimit në "Harvard",
Mishel nisi punën e saj të parë si juriste,
me një rrogë shumë të lartë, deri në pozicionin
e saj të fundit, që ishte ai i zëvendëspresidentes
së Spitalit të Universitetit
të Çikagos, me një pagë prej
312000 dollarësh në vit. Madje paga e saj
ishte sa trefishi i asaj të bashkëshortit,
pas zgjedhjes së tij si senator. Mishel u
shndërrua pak nga pak në një heroinë
të Amerikës së "zezë". "Ajo inkurajon
gratë me ngjyrë që të përpiqen e të guxojnë,
që të kujdesen më shumë për veten
e tyre, për shkollimin e tyre e të jenë
më të pavarura për të ndryshuar kështu
jo vetëm jetën personale, por mbi të
gjitha atë të familjes së tyre. Edhe gjatë
fushatës zgjedhore, Mishel kishte të
njëjtin zell, entuziazëm dhe ndjeshmëri
si në të gjitha angazhimet e tjera të jetës
së saj. Në një fjalim elektoral, kur e mori
fjalën përkrah të shoqit, në fillim të fushatës,
ajo për herë të parë përdori fjalën
"ne", duke lënë të kuptohej kështu se
në këtë ndërmarrje të vështirë e historike
Barak ishte së bashku me të shoqen,
si një çift i fortë dhe me vizion. Në
fjalimet e saj, pas tentativës së parë, ajo
u shfaq si një grua shumë pasionante,
që fliste shumë hapur dhe pa doreza për
gjithë problemet racore dhe këtë e
bënte me po atë zhdërvjelltësi oratorie
e pasuri fraze si edhe bashkëshorti, i cili
shquhet për fjalime. Mishela është njeriu
që i jep Obamës thellësi. Ajo ia mbulon
dobësitë. Puna e saj politike është
që të shpjegojë se kush është në të
vërtetë Obama, sepse ai është gjithmonë
një person paksa i mjegullt për
shkak të së shkuarës, mënyrës se si është
rritur e vendeve ku kaloi fëmijërinë.
Por nga ana tjetër është një person me
cilësi shumë të rralla. Ai është një dëgjues
i jashtëzakonshëm, nga ata që pasi
dëgjojnë të gjitha argumentet e kundërshtarit
deri në fund me një durim të
rrallë, ia dalin të bëjnë bashkë brenda
një kohe shumë të shkurtër të gjitha argumentet
kundër. Ai është një
predikues dhe një ndjellës njëherazi i
njerëzve dhe gjithmonë i obsesionuar
pas ecjes përpara, ngjitjes së shkallëve.
Nga ana tjetër është edhe njeri që ka fiksimet
e veta. Për shembull, është shumë
i dhënë pas palestrës dhe të mbajturit
të trupit në formë. Mos vallë është një
narcizist? Mishela e mohon një gjë të
tillë. Një grua e kalibrit të Mishelës i jep
shumë besueshmëri një burri si Obama.
Nëse dikush si ajo ka besim te një burrë
si Obama, atëherë konkluzioni është i
qartë: ky burrë vlen vërtet. Le të ndalemi
pak te stafi i Obamës. Gjatë gjithë
periudhës elektorale dhe gjatë asaj
tranzitore, Presidenti i ardhshëm ka
këmbëngulur gjithmonë për një lidership
të ri që i duhet vendit, për një
qeveri në radhë të parë të aftë e të
përgjegjshme për veprimet që ndërmerr.
Ai tashmë ka bërë pjesën më të madhe
të zgjedhjeve. Disa janë pritur mirë,
të tjerat me kritika. Robert Gibbs për
shembull, sekretari i tij për shtypin, është
shumë i zoti në detyrim, por është disi
i pakujdesshëm dhe jo gjithmonë i aftë
që të parashikojë krizat që mund të
vijnë. Pastaj qëllon shpesh të harrojë
celularin dhe mbi të gjitha ka nisur që të
shtojë në peshë. David Axelrod,
këshilltari politik, është edhe ai shumë
brilant, por nuk është mësuar me sa
duket me pozicionin e ri, sepse bën gjëra
që nuk i shkojnë më për shtat në detyrën
që ka, si për shembull flet shumë me
median, duke harruar se me ta duhet të
jetë i kujdesshëm. Një tjetër emër
shumë i rëndësishëm dhe po aq i diskutueshëm
është Rahm Emanuel. Ai është
shefi i ardhshëm i stafit të Shtëpisë së
Bardhë. Është gjithmonë me buzë në
gaz dhe i pëlqen më shumë të pëshpëritë
në vesh, sesa të flasë hapur me
njerëzit që ka përreth. Këta janë tre nga
personat më të afërt të rrethit të ngushtë
presidencial dhe Mishel sigurisht që
është pjesë e këtij rrethi, edhe pse qëndron
larg ngjarjeve të shtypit. Obama
shprehet se është krenar me zgjedhjet e
deritanishme dhe se është përpjekur të
zgjedhë njerëz me tru dhe me integritet.
Madje motoja e tij është që në staf të
zgjedhë njerëz më të aftë se veten.
Obama e di fort mirë që do të bëjë gabimet
e tij përgjatë rrugës, pra do të ketë
edhe gabime në përzgjedhje, por është
i sigurt se stafi i tij do të jetë të paktën
larg atij të Bushit, që ishte një grup
ideologësh arrogantë. Një nga gjërat e
veçanta të fushatës së Obamës, që do të
vazhdojë edhe me Presidencën, janë
masat e rrepta të sigurisë marrë ndaj tij.
Njerëzit e shërbimeve sekrete janë gjithnjë
pas tij, natë e ditë. Rruga ku ai jetonte
gjatë fushatës ishte shndërruar në
një vend të pakalueshëm dhe madje as
miqtë shumë të ngushtë të Obamave
nuk lejoheshin që të çanin rrethimin.
Me familjen e parë aktualisht lejohen të
rrinë vetëm njerëzit e familjes dhe miqtë
e vjetër prej 20 vitesh. Me ta Obamat
kalojnë kohën e lirë, duke luajtur tenis,
duke organizuar piknikë e barbeky apo
festa të ndryshme familjare, si ditëlindje
e mbrëmje të ndryshme. Për sa i përket
rolit të Mishelës në karrierën e dy
viteve të fundit të Obamës, kryesisht në
vitin e fundit gjatë fushatës elektorale,
ai ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më i
përcaktuar dhe më i rëndësishëm. Në
fillim, kur e pyetën për Barakun, ajo tha
se për herë të parë ishte krenare për vendin
e saj. Një përgjigje e tillë u dha argument
republikanëve që ta akuzonin për
megalomani. Pas kësaj "beteje" të vogël,
ajo në fjalimet që pasuan u përqendrua
më shumë te të bijat dhe kryesisht edhe
te bërja për vete e masës së njerëzve me
ngjyrë dhe sigurisht që u bë më shumë
diplomatike. Ky është një progresion
normal për të gjithë ata që i janë futur
një gare zgjedhore, për më tepër garës
për në Shtëpinë e Bardhë. Me kalimin e
kohës, si Barak, ashtu edhe Mishel, arritën
të gjenin kombinimin e duhur dhe
gjuhën e përbashkët për të arritur deri
në suksesin final. Dhe sot me të njëjtën
përputhje ata do të nisin betejën 4-
vjeçare për ndryshim. Martesat e politikanëve
kanë qenë gjithmonë shfaqje të
stisura për publikun. Sapo ata arrijnë në
një nivel të lartë ekspozimi, jetët e tyre
intime duhet të ndryshojnë. Gratë duhet
të sillen mirë dhe të vishen thjesht,
sidomos në publik, dhe fëmijët duhet të
mos kenë veset dhe zakonet karakteristike
të moshës së tyre, por të shndërrohen
në fëmijë perfektë. Në këtë mënyrë,
votuesit katolikë do të japin gjithmonë
votën e tyre për këtë model familjeje të
pamëkatë, po që në fakt e gjitha kjo nuk
është veçse një farsë. Obamat janë ndryshe.
Ata e distancuan veten menjëherë
nga çiftet e zakonshme të deri atëhershme,
duke filluar që nga mënyra se si e
prekin njëri-tjetrin. Në rastin e Bushit,
Blerit, MekKeinit, gruaja gjithmonë qëndron
në krahun e majtë të bashkëshortit,
ndërsa Mishel shpesh preferon të
djathtën dhe ka një gjuhë trupore
shumë harmonike me të shoqin. Pak a
shumë, Obamat kanë sharmin e Klintonëve
dikur, pra një burrë i zoti dhe një
grua dinjitoze dhe e aftë përbri tij. Me
pak fjalë, një çift perfekt, derisa një ditë
të gjithë e morën vesh se e gjithë kjo
pamje e bukur e bashkëpunuese nuk
ishte veçse një gënjeshtër. Së fundmi Bill
Klinton, në një intervistë, deklaroi se me
një grua si Hilaria mund të shkosh lart
në karrierë, por për sa i përket jetës afektive...
Dhe madje ai pati thënë dikur se
një grua e fortë nuk është aspak eksituese
për një burrë. Për sa i përket
Mishelës, ajo e di se rreth të shoqit do të
ketë shumë femra atraktive dhe të zonjat
dhe ajo ka thënë se nëse do të marrë
vesh se ai e tradhton, do ta ndajë. Më pas
thotë se edhe Barak e di një gjë të tillë,
madje ajo ia ka thënë këtë që kur vendosën
të lidhin jetën bashkë. Por Mishel
ka besim tek i shoqi i saj, që është njeri i
besës dhe se qëndrimi përkrah tij, duke
sakrifikuar karrierën për katër apo tetë
vjet, është sakrifica më e vogël që mund
të bënte për të. Epo, a do të jetë kjo jetë
e mërzitshme për një grua aktive si
Mishel? Ajo thotë që jo, sepse nuk ka
ndërmend të qëndrojë duke parë t‘i thahet
manikyri i duarve. Në qendër të jetës
së saj do të jetë familja, mirëqenia e vajzave
dhe bashkëshorti dhe kush e di se
çfarë mund të ndodhë në të ardhme.
Obamat janë shumë të rinj, ai 47 dhe ajo
44 vjeçe, dhe kanë ende shumë kohë
përpara që të ndërrojnë rolet. Mishela
mund të kandidojë vetë për në politikë,
por për momentin sigurisht që ka të tjera
objektiva e detyra. Në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, Hilari Klinton ishte
bashkëshortja e parë e një Presidenti
amerikan që sillej në mënyrë të pavarur
dhe mbante qëndrime të pavarura intelektuale.
Sigurisht që një gjë e tillë
ishte shumë kurajoze dhe unike në atë
kohë, si çdo revoltë tjetër, por ishte
njëherazi edhe e rrezikshme. Hilari mori
përsipër një rol të cilin nuk ia kishte
parashikuar njeri. Sot demokratët i
lavdërojnë veprimet e saj të dikurshme,
që në atë kohë hasën në shumë pengesa.
Për sa i përket Mishelës, edhe ajo
pritet që të jetë e fuqishme, madje më e
fuqishme se Hilaria në Shtëpinë e
Bardhë dhe kjo sepse Mishel është e sinqertë
dhe e vërtetë, pa shumë stisje.
Megjithatë, gjykuar nga tërheqja në
jetën private që ka bërë gjatë javëve pas
zgjedhjes së Obamës, ndoshta roli i saj
do të jetë më shumë i padukshëm, sesa
publik. Te çifti i rrallë ka një periudhë
kohe për të cilën ata nuk kanë shumë
dëshirë të flasin. Bëhet fjalë për pas
lindjes së vajzës së parë, kur grindeshin
shpesh me njëri-tjetrin dhe për një moment
menduan se ky ishte fundi i marrëdhënies
së tyre. Madje ishin në pragun
e divorcit. Obama u largua nga puna
e atëhershme si avokat për çështjet sociale,
për të ndjekur një karrierë politike,
por kjo karrierë nuk po ecte siç parashikohej.
Ai dështoi në përpjekjen e tij për
në Kongres dhe ndërkohë ishte i larguar
nga shtëpia. Mishel ndodhej në shtëpi
e vetme, duke u marrë me punët e shtëpisë,
me hekurosje, gatim dhe sigurisht
duke u kujdesur për fëmijën. Ky ishte
një moment i madh stresi dhe konflikti
bashkëshortor. Por gjithçka kaloi
falë këmbënguljes dhe durimit të
Mishelës, derisa pas stuhisë doli sërish
dielli dhe të dy rinisën ta shohin njëritjetrin
si një skuadër, një skuadër që për
disa ditë do të fillojë "lojën" e madhe të
qeverisjes së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›