E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi:Firmosja e MSA shton detyrimet e qeverise

Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se përgjegjësia kryesore për procesin e integrimit të Shqipërisë, për lehtësimin e regjimit të vizave, ashtu dhe për arritjen e aplikimit të statusit të vendit kandidat i takon, në radhë të parë, qeverisë së zotit Berisha. Pëllumb Xhufi tha dje se qeveria "Berisha", sidomos në këtë fazë, kur është përfshirë edhe nga avujt e fushatës elektorale nuk po tregon ndërgjegjen e duhur për t‘u përballuar me sfidat dhe me prioritetet e vendit. "Ajo nuk ka dëgjuar, ka injoruar totalisht vërejtjet që kanë ardhur, qoftë nga aktorët e tjerë politikë, socialë dhe ekonomikë të vendit, por ka injoruar gjithashtu edhe vërejtjet dhe këshillat e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të institucioneve të rëndësishme financiare", konstatoi Xhufi. Ne shohim me shumë shqetësim që në një vit, vijoi ai, i cili paralajmërohet të jetë një vit i vështirë për të gjithë botën, natyrisht edhe për Shqipërinë, qeveria shqiptare është tërësisht e papërgatitur dhe e pamotivuar për t‘u përballuar me këtë sfidë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›