E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obamomania , bar-kafeja me emrin "Obama" në Tiranë

Dashuria e shqiptareve ndaj presidentit të ri të SHBA-së,dhe ndryshimeve që priten nga ky President , pasqyrohet edhe ne emër lokali. Në perfireri të Tiranës, një bar kafeteri mban emrin Obama. Fenomeni i ashtuquajtur Obamomania vihet re edhe tek të rinjtë Tiranës që punojnë dhe menaxhojnë këtë bar. Menaxheri i këtij lokali ,Adriani me shumë krenari sqaron se arsyeja e vetme pse i është vënë ky emër lokalit është dashuria ndaj shtetit të Amerikës , duke theksuar gjithashtu dhe besimin e tij të fortë se Presidenti I ri do të sjellë ndryshime. Shqiptarët historikisht e kanë pasur të theksuar dashurinë ndaj Amerikës dhe presidentëve të tyre. Në Tiranë ka një shkollë që mban emrin e ish presidentit Ëillson, një rrugë me emrin Xhorxh Bush,dhe në supermarketet tona shitet nje sallam me emrin Kenedi. Që kur Obama është zgjedhur president, Obamomania ka bërë që në vende të ndryshme, fëmijëve tu vihet ky emër,por ky bar në periferi të Tiranës ndoshta është i pari në botë që ka marë emrin e Presidentit të ri të SHBA-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›