Objektivi, Tafaj: Shkolla e mesme e detyrueshme

Në takimin e fundit për vitin 2009 me gazetarët , ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj ka paraqitur objektivat kryesore të kësaj ministrie. Një nga objektivat e mëdha , u shpreh Ministri Tafaj , është futja e shkollës së mesme me detyrim , edhe pse kjo objektivë është më afatgjatë dhe nuk mund të realizohet shumë shpejtë. Ai theksoi se brenda vitit 2013 do të përgatiten të gjitha kapacitetet e nevojshme për këtë qëllim.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj , mes të tjerash ka deklaruar gjithashtu se gjatë vitit të ri, matura shtetërore nuk do të pësojë ndryshime të mëdha , por ndryshime do të ketë në nivelin shkollave të larta dhe masterit .