E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektivi i Elbasanit, edhe 9 pikë në fazën e parë

Nga Elton Karaj

Kalendari i favorizon verdheblutë për fazën e dytë, ndërkohë që në 3 ndeshjet e fazës së parë kërkohet maksimumi

Me Vlorën Elbasani ka zhvilluar ndeshjen me të mirë deri tani, duke bindur në lojë dhe rezultat. Me këtë fitore është ngjitur 3 vende në tabelën e renditjes. Ishte një fitore e parashikuar, pasi Elbasani nuk fal në fushën e tij, ku ka marrë 6 tripikësha në po kaq ndeshje të zhvilluara. Problemi i verdhebluve mbeten transfertat, ku deri tani ka marrë vetëm 1 pikë. Tani duket se ekipi po funksionon më mirë se në javët e para dhe pritet që të vijë kthesa edhe jashtë fushe, pavarësisht se e shtuna e vë përballë Besës në Kavajë.

Verdheblutë besojnë se nuk do të kthehen duarbosh nga kjo ndeshje, për të pretenduar pastaj më shumë. Kalendari nuk i ka favorizuar shumë elbasanasit, që ndeshjet me rivalët e tyre kryesorë i kanë luajtur jashtë fushe, por ky fakt do tI ndihmojë fazën e dytë, kur ata do tI presin në stadiumin Roza Haxhiu.  Pikërisht në fazën e dytë pritet që ekipi verdheblu të marrë sa më shumëpikë për tu ngjitur në kreun e tabelës, por tani ka për detyrë të kalojë me sukses tri ndeshjet e mbetura nga faza e parë.

Nëse Elbasani nuk merr pikë në Kavajë, mund të humbasë sërish terren dhe futbollistët e kanë të qartë këtë, ndaj premtojnë të bëjnë maksimumin. Gara ka hyrë tashmë në një fazë të nxehtë,  ku gabimet nuk lejohen dhe verdheblutë, falë përvojës që kanë, duhet ta tregojnë veten. Objektivi është që në fund të fazës së parë Elbasani të jetë sa më lart në tabelë dhe në 3 ndeshje do të synohen pikët e plota ose të paktën 7.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›