E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Evropa nis nga problemet financiare

 

Edhe nga Evropa filluan të vijnë lajme të këqija financiare. Grupi financiar belgo-holandez "Fortis" u shpëtua nga shteti, pasi kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, zhvilloi bisedime të jashtëzakonshme me zyrtarët e Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut. Në Londër, rregullatorët gjithashtu përgatiten të nacionalizojnë kompaninë "Bradford & Bingley". Në Gjermani, "Hypo Real Estate" po zhvillon bisedime urgjente me rregullatorin shtetëror të bankave dhe Ministrinë e Financave për ta zgjidhur krizën që e ka kapluar. Ndërkaq, Komisioni i BE-së ka bërë të ditur synimin e tij për të kontrolluar më rreptë bankat dhe për të reduktuar spekulimet. Ndër të tjera do të kufizohet rishitja e letrave me risk të lartë të titujve të kredisë. Veç kësaj, mbikëqyrja financiare për bankat e mëdha me aktivitet përtej kufijve nacionalë duhet të përmirësohet, u shpreh komisarja e BE-së për tregun e brendshëm, Charlie McCreevy, në Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›