E Diel, 1 Nëntor 2026

Obot/ Vazhdon evakuimi, 100 persona të bllokuar

Vazhdon evakuimi i banorëve në fshatin Obot. Deri më tani forcat e ushtrisë kanë evakuuar 31 persona. Ndërkohë që ende të bllokuar në banesat e tyre në këtë fshat mbeten 100 persona.
Në fshatin Bërdicë është shënuar sërish rritje e nivelit të ujit. Në aksin Shkodër-Tiranë vazhdojnë problemet. Më shumë vështirësi në qarkullimin hasin mjetet e vogla .

Sot pas shumë refuzimesh dhe kundërshtish banorët e zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës kërkojnë ndihmën e ushtrisë për t'u larguar nga banesat e tyre. Dhjetra banorë të komunës Dajç kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të ushtrisë për t'u larguar pasi pjesa më e madhe e banesave janë izoluar nga uji.
Ndërkohë që në Shkodër për situatën e krijuar në veri ministri i Brenshëm Lulzim Basha, ka zhvilluar një mbledhje me Komitetin e Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër. E pranishme në mbledhje është edhe kryeparlamentarja Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›