Odiseja, Mula-Cako, vuloset divorci
Tirane-Cifti i njohur Inva Mula dhe Pirro Cako i kane dhene fund nje here e mire marteses se tyre. Gjykata e Tiranes ka dhene dje vendimin perfundimtar pas 19 seancash gjyqesore. Gjate seances se djeshme nuk kane qene te pranishem as Mula dhe as Cako, por vendimi eshte firmosur nga mbrojtesit e tyre, perkatesisht, per sopranon me fame boterore nga avokati i saj Sokol Como, dhe per kantautorin nga avokatja Holta Kotherja. Nje seance me pare avokatja e kantautorit, Pirro Cako, kerkoi nje kujdestari te perbashket per djalin e tyre. Ajo kerkoi qe Pirro te kujdesej per djalin Anthony 14-vjec, ne momentin qe Inva Mula do te ishte ne turne jashte Frances. Por, nga ana tjeter avokati i Mules, ka hedhur poshte pretendimin se nuk garantohej perkujdesje per djalin, ne rast te largimit te te emes. Kerkesa e avokates se Cakos eshte kundershtuar nga gjyqtarja Elona Gjoka, e cila vendosi qe femija te qendroje me nenen e tij, nderkohe qe babai Pirro duhet ta takoje ate sa here qe te jete ne France, apo kur femija te vije me pushime ne Tirane. Procesi per divorcin e ciftit te njohur ka zgjatur gati nje vit e gjysme. Per disa muaj me radhe, palet debatonin me njeri-tjetrin per shkak te pavendosmerise se ciftit per kujdestarine e djalit te tyre te vetem. Vete i mituri ka zgjedhur nenen e tij per te jetuar, per arsye se ai jetonte ne France dhe se po ndiqte studimet atje. Gjate marrjes ne pyetje ne gjykate, djali u shpreh se i donte njesoj te dy prinderit, por zgjedhja e tij ishte Inva. Padia civile mbante numrin 1235 dhe u dorezua me 1 prill te vitit te kaluar ne gjykaten e Tiranes nga sopranoja me fame boterore, Inva Mula. Gjyqtarja Elona Gjoka, pas nje maratone seancash gjyqesore e shoqeruar me debate mes paleve, vendosi divorcin e ciftit te njohur. Padia kishte si objekt te saj zgjidhjen e marteses. Sopranoja me fame boterore, pretendoi ne kerkesen e saj, si dhe gjate seancave gjyqesore nepermjet perfaqesuesit te zgjedhur prej saj se martesa e kishte humbur kuptimin, ndaj per kete kerkoi edhe divorcin nga bashkeshorti i saj, Pirro Cako.