Shisnin heroine ne plazh, bien ne pranga 3 te dyshuar
Durres- Nje grup i shperndarjes se drogave te forta ne periferi te Durresit eshte goditur nga policia, duke vene ne pranga 3 te dyshuar dhe sekuestruar 202 gram heroine te paster. Operacioni eshte koduar “Trekendeshi”, per shkak te tre zonave ku te rinjte vepronin, lagjet nr. 15, 4 dhe 13, Plazh, ndersa eshte finalizuar ne oren 20:20 te mbremjes se djeshme. Te arrestuarit jane Saimir Jusufi, 25-vjec, Agustin Ndoj, 24-vjec dhe Enea Tabaku, 25-vjec. Burime zyrtare bene me dije se per te dyshuarit disponoheshin informacione rreth veprimtarise qe ushtronin ne shperndarjen e lendeve narkotike ne qytet. Ne momentin e ndalimit te rinjte ndodheshin ne zonen me te frekuentuar nga pushuesit, ate te Plazhit, poshte “Mbikalimit te Ures se Dajlanit”, duke tregtuar lende narkotike. Ne cilesine e proves materiale u bllokua sasia prej 202 gram heroine dhe tre telefona celulare, se bashku me kartat. Policia tha se sipas hetimeve te kryera rezulton se grupi vepronte ne territorin midis lagjeve nr. 15, 4 dhe fshatit Shkallnuer.