Berisha: “Rama dërgoi Policinë Bashkiake dhe organizoi protestën në Fier”
“Rama të respektojë ligjin dhe të presë me durim verdiktin e sovranit”. “Fitorja nuk është e thellë, sido që të jetë, është fitore e shndritshme”
Eljona Ballhysa
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi dje gjatë një konference për shtyp kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, si përgjegjës kryesor të protestës së organizuar një natë më parë në qytetin e Fierit. Berisha tha se Rama dërgoi në Fier të gjithë Policinë Bashkiake, e cila u udhëhoq nga Gramoz Ruçi. Kreu i PD-së u shpreh se protesta e një nate më parë tregon se cilat janë standardet e përdorura nga kreu i PS-së. Më pas Berisha akuzoi deputetin e PS-së, Andis Harasani, i cili është xhiruar duke goditur me karrige një komisioner të PD-së në KZAZ-në e Rrogozhinës. Berisha tha se PD-ja ka bërë kallëzim penal ndaj Harasanit për dhunën e ushtruar ndaj komisionerit të KZAZ-së. Kreu i PD-së shprehu publikisht se i ka fituar zgjedhjet. Ai tha se megjithëse nuk është fitore e thellë, ashtu sikur e ka dashur ai, gjithsesi është fitore dhe shumë shpejt do të krijojë koalicionin e ri, duke nënkuptuar bashkëpunimin me një parti të majtë.
Akuzat
“24 orët e fundit falangat e krimit të Partisë Socialiste, të udhëhequra nga Edi Rama, bënë çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces. Dje gjatë ditës, Edi Rama, përmes emisarëve të tij, më komunikoi se ai kishte vendosur të mos njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se kishte vendosur të nxirrte popullin në protesta”, - është shprehur Berisha, ndërsa ka bërë të ditur se pavarësisht protestave, rezultati nuk mund të ndryshojë. “Për koincidencë, pikërisht emisarë, të cilët u dërguan për të komunikuar vendimin e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe që kërcënuan se do të organizonin protestat më të fuqishme popullore që ka njohur vendi, rastisi të jenë biznesmenë në Tiranë dhe në Fier, dhe ky është Koço Kokëdhima. Nuk mund të them se pashë ndokund Koçon në mes të protestuesve në Fier, por ajo që ishte e sigurt; aty ishte dërguar Policia Bashkiake e Ramës në Tiranë dhe disa punëtorë mjeranë të Koço Kokëdhimës, të udhëhequr nga Gramoz Ruçi”, - ka akuzuar kreu i PD-së.
Berisha ka sjellë në vëmendje situatën e krijuar në Kurbin, e cila, sipas tij, ishte e njëjtë me atë të Fierit, por PD-ja nuk organizoi protesta, ndryshe nga PS-ja. “Në orët e para të mëngjesit të natës së parmbrëmshme komisionerët e Edi Ramës refuzuan në Kurbin të numërojnë 6 kuti. Ne nuk bëmë protesta, por me procedura ligjore KQZ-ja dërgoi mjetet e veta dhe i tërhoqi kutitë e votave në Tiranë. Nuk u bë asnjë tentativë t’u imponohej komisionerëve socialistë, qoftë dhe gjëja më e vogël. Tani pse kërkohet të numërohen në Fier dhe jo në Tiranë, besoj që ajo që panë shqiptarët flet vet. Ata kanë frikë nga rezultati i vërtetë, ata donin që në Fier të përcaktonin rezultatin me hu, me dhunë”, - është shprehur Berisha.
Më tej kreu i PD-së përmendi një tjetër incident ku është përfshirë deputeti socialist, Andis Harasani. “Dje në orët e para të mëngjesit, pas mesnate, Andis Harasani, deputeti i PS-së, me sjelljen e një banditi ordiner, sulmoi me karrige njeriun e ligjit, komisionerin e PD-së në Rrogozhinë, para kamerave të lokalit ku numëroheshin votat, për fajin e vetëm se ky komisioner po zbatonte ligjin”, - është shprehur Berisha, ndërsa pohoi kallëzimin penal të bërë ndaj tij.
Koalicioni
Kreu i PD-së, duke e cilësuar partinë e tij fituese në zgjedhje, tha se po bën përpjekje për të krijuar koalicionin e ri me pjesëmarrjen e partive të majta. Berisha rrëzoi bashkëpunimin me PS-në në zgjedhje, ndërsa nënkuptoi një bashkëpunim të mundshëm me LSI-në. “Kjo maxhorancë aktuale i ka të gjitha numrat dhe me vullnetin e shprehur edhe nga deputeti Prifti, që siç e keni dëgjuar publikisht, po e kërcënojnë në mënyrat më të turpshme. Natyrisht, nuk kam fituar aq sa do të doja dhe kam ndër mend të eci drejt koalicioneve. Pohova se do të zgjeroj koalicionin sepse këto janë rregullat. Ky është rregulli i demokracisë, ne jemi një vend demokratik, do të negociojmë koalicionin. Unë nuk jam për një koalicion të gjerë. Koalicionet e gjëra kërkohen kur nuk ka mundësi për koalicione të tjera”, - është shprehur Berisha.
3 Korrik 2009