E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: “Nuk jam unë banditi i këtij vendi, por Sali Berisha”



Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka reaguar pas fjalorit të përdorur nga ana e kryeministrit Sali Berisha në drejtim të tij, i cili e akuzoi se kishte dhunuar një komisioner të Partisë Demokratike në KZAZ-në e Rrogozhinës. “Berisha le të ankimojë në gjykatë. E gjithë Shqipëria e di se kush është banditi”, - tha Harasani. Edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cilësoi të papranueshme deklaratat e Berishës në drejtim të deputetit socialist. Rama tha se Berisha bëri një fyerje skandaloze dhe se duhet t’i tërheqë mbrapsht ato që tha në drejtim të deputetit Harasani. “Dua të theksoj se e konsideroj jo vetëm kontribut për të ruajtur një klimë sadopak normale, por një kontribut për të prishur çdo lloj mundësie që kjo klimë të jetë normale edhe me fyerjen skandaloze që kryeministri në detyrë i bëri deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani, dhe ai duhet ta marrë mbrapsht atë fyerje sepse është, gjithsesi, ende kryeministri i vendit dhe nuk është një karrocier që i dehur flet përçart”, -tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

3 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›