E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odiseja e grabitjeve te floririt shqiptar

Historia e arit shqiptar, qe nga arratisja e mbretit Zog, pushtimi gjerman, konfiskimi anglez, ruajtja ne malet e Skraparit dhe vjedhja skandaloze ne tunelet e Kerrabes
Shaban Sulçe

Edhe pse deri diku modest per nga sasia krahasuar me vendet e tjera europiane, thesari i shtetit shqiptar ka qene vazhdimisht i lakmuar dhe objekt i grabitjeve masakruese ne periudha te ndryshme. Floriri i vendit te shqiponjave permban nje historik te denje per te sfiduar aventurat e legjendes se Indiana Jonesit. Odisete e gjata, me intriga, pushtues, skandale, arratisje, arrestime, gjyqe kombetare dhe nderkombetare kane shoqeruar per vite me radhe thesarin shqiptar. Por pavaresisht ketij skenari te larmishem, ajo qe dihet eshte se thesari shqiptar nuk ka rene kurre “rehat” dhe fati i tij ka qene i hidhur. Ethet e arit kane bere qe te bjere pre e vazhdueshme e gllaberimeve te paskrupullta te lakmuesve te ndryshem.
Jane kater momente kulmore, ne te cilat jane shenuar grabitjet me te medha te thesarit te florinjte shqiptar. Zbrazjen e pare thesari shqiptar e pesoi gjate arratisjes se mbretit Zog. Odiseja do te vazhdonte me pas me rrembimin e thesarit nga pushtuesit naziste gjate Luftes se Dyte Boterore. Ndersa shteti shqiptar priste rikthimin e tij pas luftes, incidenti ne Kanalin e Korfuzit i kushtoi bllokimin e floririt nga qeveria angleze. Dhe si te mos mjaftonte kjo, 50 vjet me vone, ne nje kohe kur shteti shqiptar ishte shume me i fuqishem se ne periudhat ne fjale, nje grabitje spektakolare ne tunelet e Kerrabes i kushtoi thesarit grabitjen e 340 kilogrameve flori.
Zbrazja e pare pas arratisjes se Zogut
Akti i pare i odisese se thesarit u shenua ne nje date te paharrueshme per popullin shqiptar, pikerisht me 7 Prill 1939. Ne kete date Shqiperia pushtua ushtarakisht nga Italia e Duçes. Ky pushtim e detyroi mbretin Zog qe te niste eksodin shumevjeçar ne vende te ndryshme te botes. Por arratisja e mbretit u shoqerua edhe me nje zbrazje te konsiderueshme te thesarit te shtetit, i cili mori me vete rreth 183 kg ar. Nje gje e tille eshte vertetuar edhe ne dokumentet e kohes. Sipas dokumenteve zyrtare, ministri i Financave, Kole Thaçi, ka terhequr shumen e 448 535 frangave ari, te cilat ishin ne llogari te mbretit Zog. Mbreti terhoqi nga arka e shtetit shqiptar shumen e perafert te 567 mije frangave ar, qe perbenin 183 kilograme ar. Ky veprim u trumbetua fort nga qeveria komuniste, e cila erdhi ne pushtet pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, e cila fajesoi mbretin Zog per grabitjen e thesarit te Shqiperise.
Grabitja me e madhe
Grabitja me e madhe qe i eshte bere thesarit shqiptar ndodhi pikerisht gjate Luftes se Dyte Boterore. Kesaj radhe lakmuesit ishin pushtuesit gjermane. Pavaresisht humbjes se luftes, ata arriten qe te ktheheshin ne Gjermani me nje sasi te “llahtarshme” floriri, rreth 2500 kilograme, te cilin e kishin grabitur pas kapitullimit te Italise pushtuese.
Kjo sasi ari perbehej nga 198 kallepe ari, 7 cope shufra, 2 copa ari dhe 22 qese monedha ari. Te gjitha sasite ishin ne flori aliazh dhe flori safi. Sasia e lartpermendur e arit u bart nga gjermanet ne 55 arka te fashuara me çelik, pas kapitullimit te Italise. Para ketij transferimi ajo ishte depozituar ne “Banka d’Italia” te Romes dhe ishte administruar nga gjermanet pa u keqperdorur. Gjermanet e transferuan kete thesar drejt Gjermanise, pasi u terhoqen nga Italia me destinacion Berlinin, me qellimin qe ai te mos binte ne dore te aleateve antifashiste.
Thesari ne duart e anglezeve
Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, thesari shqiptar i grabitur nga pushtuesit gjermane u konfiskua nga britaniket ne kriporen Merkers te Gjermanise. Por ndersa shteti shqiptar dhe qeveria komuniste e sapoformuar priste rikthimin e kesaj sasie floriri, incidenti i ndodhur ne Korfuz permbysi te gjitha parashikimet. Pas mbytjes se dy anijeve britanike ne kete incident, Anglia pretendoi demshperblim financiar nga qeveria shqiptare, duke e akuzuar kete te fundit per vendosjen e bombave qe shkaktuan tragjedine. Demshperblimi u refuzua nga qeveria shqiptare, por pavaresisht edhe seancave te gjata gjyqesore nderkombetare, Anglia refuzoi kthimin e sasise se floririt shtetit shqiptar. Kjo sasi perbehej nga kartemonedha shqiptare ne apoena prej 5 dhe 10 lekesh, si dhe apoena prej 5, 20, 100 frangash shqiptare, me vlere te pergjithshme 120 513 902 franga shqiptare. Gjithashtu ajo perbehej nga monedha te farketuara te arit te paketuar ne 23 thase te vegjel, me vlere 435 070 franga shqiptare. 49 shufra te paketuara te arit dhe 29 shufra te paketuara ne senduke, qe sipas vleresimeve italiane kane vlere 7 627 765,90 franga shqiptare. Sasia e pakove ne kartemonedha si dhe e thaseve te vegjel ne senduke me shufra te arit, eshte perafersisht 3 tone ar dhe 12 tone kartemonedha.
Ruajtja e thesarit ne malet e Skraparit
Sasia e mbetur pas dy grabitjeve te meparshme u miremenaxhua dhe u ruajt ne kushte te rrepta sigurie nga regjimi komunist per 45 vjet me radhe. Thesari i shtetit shqiptar ruhej ne malet e Skraparit, nen masa te rrepta sigurie dhe informacioni per te ishte sekret dhe mjaft i kufizuar. Gjate regjimit komunist, nga drejtuesit e atehershem te shtetit ishin kryer disa terheqje ne sasi te vogla shpenzimi, por gjithsesi ishin te dokumentuara dhe perdoreshin per nevojat e shtetit. Pas viteve ‘90, sipas deshmive te shumta te banoreve te Skraparit, thesari u transferua me kamione ushtarake. Destinacioni i tij i ardhshem do te ishte Kerraba, atje ku edhe pesoi grabitjen e radhes.
Skandali i Kerrabes
Skandali i radhes qe tronditi thesarin shqiptar ishte grabitja e bujshme qe ndodhi ne vitin 1998 ne tunelet e Kerrabes, vend ku ruhej pas transferimit nga Skrapari. Vjedhja e ketij thesari, e cila u zbulua ne vitin 2000, arriti ne shifren e 340 kilogrameve flori, dhe çeshtja pesoi nje jehone te madhe, duke alarmuar te gjitha strukturat e shtetit. Fati i kesaj sasie te konsiderueshme ari ishte me te vertete per te ardhur keq, pasi grabitja e tij ishte masive dhe nga persona te ndryshem. Kjo beri qe te mos identifikoheshin autoret dhe ideatoret e vertete te grabitjes se kesaj pasurie te llahtarshme. Te vetmit qe e pesuan nga kjo grabitje ishin pese persona, te cilet u denuan ne total me 21 vjet. Me 7 shkurt te vitit 2001, pas nje procesi gati njevjeçar, Gjykata e Tiranes vendosi denimin e pese te pandehurve, Ahmet Hyka, Enver Hyka, Pellumb Dalti, Arjan Bishqemi dhe Blerim Haka, nen akuzen e "vjedhjes se thesarit te shtetit" ne bashkepunim. Hetimet e zhvilluara konfirmuan se vjedhja e tunelit ku ruhej thesari ka filluar me 13 mars te vitit 1997 dhe kishte ndodhur per disa muaj me radhe.

Shifra
183 kg eshte sasia e arit qe mori me vete mbreti Zog ne arratisjen e tij pas pushtimit nga Italia

2500 kg eshte sasia e arit qe pushtuesit gjermane grabiten ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore

340 kg eshte sasia e arit qe u grabit ne tunelet e Kerrabes, ku fshihej thesari i shtetit shqiptar ne vitin 1998

5 eshte numri i personave qe u denuan nga gjykata shqiptare per vjedhjen e thesarit ne tunelet e Kerrabes

1997 eshte viti ne te cilin, sipas hetimeve, rezultoi qe te kishte nisur vjedhja e thesarit ne tunelet e Kerrabes

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›