Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik
Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, “krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia. Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet. Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate, apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve”. Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare.
14 Dhjetor 2007