E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimet e inteligjencës angazhohen kundër krimit ekonomik

Vendet e Europës Juglindore, të prekura në masë nga krimi ekonomik që është sofistikuar në vitet e fundit, kanë nisur organizimin e strukturave të specializuara për luftën ndaj tij. Në të gjitha këto vende janë miratuar kuadro të posaçme ligjore të modernizuara, janë miratuar strategji gjithëpërfshirëse, janë zhvilluar plan-veprime, si dhe strukturat e duhura organizative. Kështu, pas krijimit të njësive “FIU”, që shërbejnë posaçërisht për luftën ndaj krimit ekonomik, edhe të tjera organizma shtetërore dhe ndërshtetërore kanë nisur që të veprojnë në këto vende. Një shembull i tillë, që përmendet edhe në raportin e KE-së, është projekti i “Kartës së Adriatikut”, ku Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë bashkuar për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme si dhe për anëtarësimin e përbashkët në NATO. Anëtarësimi në këtë të fundit i këtyre shteteve do t’i shërbente atyre ndër të tjera jo vetëm për krijimin e një ushtrie të specializuar, por edhe për krijimin e strukturave të tilla kundër krimit të organizuar.

Shqipëria, 70 për qind të parave i qarkullon jashtë bankave

Komisioni Europian, në një vlerësim bërë Shqipërisë pak kohë më parë, cilësonte se Shqipëria qarkullonte rreth 70 për qind të parave të saj jashtë institucioneve bankare. Autoriteti kryesor në luftën kundër pastrimit të parave, është Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave pranë Ministrisë së Financave. Ajo ka një fushë veprimi të gjerë, duke filluar nga grumbullimi i informacionit, kompetenca për trajtimin e çështjeve të pastrimit të parave dhe autoriteti i saj për t’u këshilluar me institucionet më të larta shtetërore. Efikasiteti i kësaj njësie varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga bashkëpunimi me zyrën e prokurorit të Përgjithshëm dhe të gjitha institucionet e tjera financiare. Edhe autoritetet që licencojnë personat fizikë dhe juridikë, janë të detyruara të japin raporte pranë saj. Ligji parashikon mbrojtje për të gjithë ata që bashkëpunojnë me DPPP-në në dhënie informacioni në lidhje me skemat e pastrimit të parave. NIF-i bashkëpunon dhe me organizata ndërkombëtare për shkëmbimin e informacioneve mbi luftën kundër pastrimit të parave.

2004
është viti në të cilin u krijua për herë të parë Njësia e Inteligjencës Financiare, për luftën kundër evazionit fiskal

10
vite burg është masa maksimale e dënimit që parashikon ligji shqiptar për penalizimin e aktivitetit të pastrimit të parave

20
persona janë hetuar në Shqipëri që prej vitit 2004, ky është dhe rendimenti më i ulët në Europë kundër këtij fenomeni

70
për qind mendohet se është shkalla mesatare e informalitetit në Ballkan, ku Shqipëria cilësohet si vendi më i prekur

3
vite nuk mjaftuan që NIF-i, Prokuroria dhe Ministria e Brendshme të bashkërendonin punën për të luftuar evazionin fiskal

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›