E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amendamenti: Pronaret ne bregdet, me Ligjin 7501, jane te paligjshem

Pozita dhe opozita perplasen ne Kuvend per shfuqizimin e Ligjit 7501. Amendimet e republikanit Arjan Madhi shtyhen per votim diten e hene, per shkak te mungeses se deputeteve. Opozita kerkon pranine e kryeministrit Berisha
Erald Kapri

Debati i ashper, por edhe mungesat e shumta ne salle, kane shtyre per diten e hene miratimin e projektligjit per anulimin e fuqise ekzekutive te Ligjit 7501 “Per token”. Keto amendime te rendesishme jane shperfillur nga ministrat, te cilet munguan ne sallen e Kuvendit, me perjashtim te Enkelejd Alibeajt, i cili nuk ka te drejte vote. Opozita ka kerkuar qe qeveria te shikoje me vemendje çeshtjen e pronave. Deputeti republikan Arjan Madhi, njekohesisht edhe propozuesi i ketij ndryshimi, u shpreh se anulimi i Ligjit 7501 do te mbyllte konfliktet e medha qe kane kapur shoqerine shqiptare. Kjo pike eshte mbeshtetur edhe nga Partia Demokratike, e cila, nepermjet kryetarit te Grupit Parlamentar, Astrit Patozi, u shpreh se anulimi i ketij ligji do te sherbeje per mbylljen e abuzimeve qe po u behen pronave. Partia Socialiste ka kundershtuar amendimin e deputetit Madhi, duke u shprehur se nuk behet e qarte se cili do te jete misioni i anulimit te ketij ligji dhe se nuk garantohet se do te dalin ne pah abuzimet me pronen. Nenkryetari i Grupit te PS-se, Erion Braçe, u shpreh se ne te kundert, anulimi i ketij ligji do t’u hape rrugen abuzimeve me pronen.
Projektligji
Projektligji i deputetit Madhi koncepton se Ligji 7501, i cili u miratua ne ditet e para te pluralizmit, i ka dhene efektet e veta juridike, pasi procesi i ndarjes se siperfaqeve per subjektet e percaktuara ne ligj ka perfunduar, duke bere qe ky ligj te realizoje objektivin e tij. Arjan Madhi beri te ditur se misioni i tij ka perfunduar dhe tashme ai po perdoret per abuzime te shumta qe po i behet prones. Sipas tij, te dhenat paraprake flasin per nje sasi toke e cila kap shifren 563 mije hektare, qe eshte ndare sipas Ligjit 7501, nderkohe qe e pandare ose ne pronesi te shtetit mbeten rreth 137 mije hektare. Njekohesisht, Madhi, ne prezantimin e nismes se tij, vuri ne dukje se synohet te shtyhet afati i regjistrimit te pasurive, me qellim qe t’u lihet me shume kohe pronareve, duke qene se eshte konstatuar qe procesi zvarritet per shkak te burokracive. Kete nisme te republikanit e ka pranuar njezeri edhe opozita. Axhenda e Kuvendit kishte edhe nje projektligj te dyte ne lidhje me amendimin e ligjin mbi pronen. Ky amendim i dyte kishte te bente me ndryshime ne kthimin dhe kompensimin e pronave, por qe shume pika nuk gjetem mbeshtetje te maxhorances. Diten e hene, ku pritet te ridiskutohen keto amendime, pritet qe kryeministri Berisha te jape edhe qendrimin e tij, pasi edhe opozita ka kerkuar qe ai te mbaje nje qendrim dhe, pse jo, nje qendrim te njejte me opoziten per kete çeshtje.
Opozita
Opozita ka kerkuar me shume vemendje politike per keto amendime te rendesishme, duke kerkuar prezencen e ministrave te salle, pasi asnje prej ministrave te kabinetit nuk ishte prezent, me perjashtim te ministrit te ri te Drejtesise, Alibeaj, i cili nuk ka te drejte vote. Projektligji i dyte bente fjale per kthimin dhe kompensimin e prones. Madhi tha se duhet te ndahen trojet e lira per ish-pronaret, qe jane 26 mije hektare, nga pushteti vendor. Deputeti Madhi eshte shprehur se ne baze te Ligjit 7501, tokat qe jane dhene ne bregdet jane dhene vetem per t’u perdorur per nje periudhe te caktuar kohe dhe jo per t’u bere prone nga keta individe. Sipas tij, nese nje person qe ka perfituar toke ne bregdet nepermjet Ligjit 7501 e ka perfituar ate ne menyre te kunderligjshme, ndaj dhe do t’i merret per t’ia dhene pronarit te vertete. Amendimet e Madhit cilesojne se personat qe kane ndertuar sipas ligjeve ne truallin e te tjereve, duhet te paguajne token ne baze te çmimeve te tregut.

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›