Oferta nga Anglia dhe Franca për Bogdanin
Me afrimin e merkatos së verës, për Erjon Bogdanin kanë filluar edhe "ethet" e së ardhmes. Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Livorno për t‘u rikthyer te Kievo, skuadra që ka në zotërim kartonin e tij. Megjithatë, edhe qëndrimi me klubin veronez, që duket shumë pranë rikthimit në Serinë A, nuk është i sigurt. Sipas menaxherit të kuqeziut, Sokol Haxhia, vendimi për të mbajtur apo jo Bogdanin u takon vetëm drejtuesve të Kievos. Ndërkohë, ai ka zbuluar se për 31-vjeçarin ka oferta të ndryshe nga klube angleze, franceze dhe nga rusët e Dinamos së Moskës. "Oferta për Bogdanin? Po, ka shumë të tilla", ka deklaruar menaxheri Haxhia. "Janë interesuar disa klube angleze, franceze, por edhe drejtues të Dinamos së Moskës. Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë vetëm Kievo. Erjoni ka ende edhe dy vjet kontratë me këtë skuadër. Drejtuesit veronezë nga ana e tyre po presin që më parë të mësojnë se në cilën kategori do të luajnë sezonin e ardhshëm (Kievo kryeson Serinë B dhe është kandidatja më e fortë për t‘u rikthyer në elitën e futbollit italian) dhe më pas të vlerësojnë nëse Bogdani bën pjesë në planet e skuadrës apo jo". Së fundmi, në Itali ishin përhapur disa zëra, sipas të cilëve Salernitana (skuadër që sapo ka siguruar ngjitjen në Serinë B) ishte e interesuar për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Haxhia, i cili përfaqëson Bogdanin ka hedhur poshtë gjithçka, duke deklaruar se ky lajm ka lindur nga një vizitë që lojtari kishte bërë në qytetin e Salernos. "Nuk është absolutisht e vërtetë, u shpreh prerë ai. Këto janë lajme të përhapura nga ndonjë gazetar, i cili e ka parë sëfundmi në qytetin e Salernos, ku Eri kishte kaluar fundjavën me të dashurën e tij, e cila banon aty. Ndër të tjera, nuk besoj se një lojtar si Bogdani hyn në parametrat e Salernitanës".
Menaxheri ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant rreth aventurës së 31-vjeçarit te Livorno. Së fundmi, sulmuesi është kontestuar nga tifozët toskanë, ashtu si edhe një pjesë e madhe e lojtarëve të tjerë. Megjithatë, ky episod duket se nuk e ka shpërqendruar nga detyra e tij kryesore, që është të ndihmojë skuadrën të mbijetojë në Serinë A. "Gjëja e vetme e sigurt që mund të themi për Bogdanin në këto momente është se ka ende edhe dy vjet kontratë me Kievon dhe se momentalisht është shumë i përqendruar të bëjë detyrën e tij te Livorno, theksoi Haxhia. Pas asaj që ndodhi gjatë sezonit të kaluar në Verona, tashmë Bogdani e cilëson si detyrim personal dhe çështje nderi që të ndihmojë Livornon që të mbijetojë". Në fillim të këtij sezoni, për Bogdanin interesohej fuqishëm Roma, e cila kërkonte një sulmues potent, por në momentin e fundit marrëveshja nuk u arrit.