E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota po shkon drejt luftës së tregjeve

Nga Express më 10 janar 2011 në ora 22:22

Brazili ka paralajmëruar se bota është rrugës drejt përballjes me një luftë tregjesh. Dhe, shkak për këtë janë manipulimet me valuta, sikurse që po bëjnë Kina, SHBA dhe disa shtete tjera.

Ministri brazilian i Financave, Guido Mantega, deklaroi se Brazili tashmë është duke përgatitur lëvizjet që për synim kanë parandalimin e vlerësimit të mëtejshëm të valutës së shtetit.

Ministri theksoi për gazetën londineze ‘Financial Times’ se qeveria e tij do ta ngrejë këtë çështje edhe në Organizatën Botërore të Tregtisë (WTA) dhe në grupin e 20 vendeve më të industrializuara të botës.

“Kjo është një luftë valutash, e cila faktikisht gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një luftë tregjesh”, tha Mantega në intervistën e tij të parë që prej se, më 1 janar 2011, Dilma Rousseff mori postin e presidentes së Brazilit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›