E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofronte seks për 40 euro në Tiranë, arrestohet prostituta 18-vjeçare

• TIRANE - Prangoset e dyshuara që ofronte seks për 4 mijë lekë të reja, ose 40 euro. Policia arrestoi vajzën 18-vjeçare, e cila është kapur në flagrancë në një hotel duke ushtruar prostitucion, kundrejt një shume financiare prej 40 euro.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, rreth orës 21:00, kur vajza me iniciale S.K., 18 vjeçe, është arrestuar në ambientet e hotel "Alpin" në rrugën "Siri Kodra", pranë ish-punishtes së pastave, duke ushtruar prostitucion. Sipas burimeve të policisë, S.K. nga Laçi, banuese në Tiranë, është kapur nga agjentët e policisë në një nga dhomat e hotelit, ndërsa pranë saj qëndronte krejtësisht i zhveshur klienti i radhës. Për fatin e tij të keq edhe 4 mijë lekët që kishte paguar për të shijuar 18-vjeçaren, përfunduan si prova materiale në "xhepat" e policëve që i arrestuan partneren. Policia ka ndaluar 18-vjeçaren me akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale, policia ka administruar paratë që duhej të përfitonte punëtorja "VIP", si dhe sende të tjera të përdorur nga çifti në motel. Veç tyre në polici iu kanë rënë të përfundojnë edhe dy persona të tjerë që kishin qenë në hyrjen e motelit në momentin e mbërritjes së çiftit. Gjatë marrjes në pyetje të klientit të adoleshentes, policia ka siguruar dëshminë e tij, që pranon se kishte paguar një shumë të konsiderueshme për vajzën me të cilën ishte gjetur në dhomë. Dëshmitë e tjera të mbledhura nga policia, sipas burimeve, provonin aktivitetin e të arrestuarës së akuzuar për ushtrim prostitucioni. Burime të policisë së kryeqytetit pohuan se të dhënat e tyre për këto persona kanë qenë edhe më parë, por ata kanë mbajtur nën vëzhgim adoleshenten deri sa e kanë arrestuar atë në flagrancë me një prej klientëve. Policia nuk bëri të ditur emrin e klientit, por vetëm inicialet e vajzës, e cila më parë ka banuar në Laç, por prej kohësh banon në kryeqytet. Dje policia ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen në ngarkim të adoleshentes të arrestuar në flagrancë për prostitucion. Që prej janarit të këtij viti, policia ka arrestuar dhe ka goditur 7 raste të kësaj natyre, dhe në 3 raste janë ndaluar pronarë të moteleve në të cilat janë kapur femrat duke kryer një veprimtari të tillë. Në një rast prostituta dhe tutori i saj arritën deri aty sa të vrisnin klientin për ta grabitur.                            d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›