Vrau për SIDA-n imagjinare, 20 vjet burg
• Vrau shokun pas imagjinatës së sëmurë se i kishte shkaktuar SIDA-n, tashmë i duhet të vuajë 20 vjet burg.
Fatos Mahmutaj
Ky ishte vendimi i djeshëm i Gjykatës së Tiranës për 39-vjeçarin Sami Dafku, i cili u gjet fajtor për ekzekutimin e mikut të tij të fëmijërisë Artan Çela, të cilin e akuzonte si shkaktar të infektimit me virusin HIV. Gjithçka midis tyre ka nisur me propozimin e Çelës për të kaluar një mbrëmje në Durrës në shoqërinë e dy vajzave, ndërsa gjashtë muaj më vonë, më 20 qershor të vitit të kaluar historia do të përfundonte tragjikisht. Çela, ish-oficer i policisë së kryeqytetit do të jepte shpirt nën breshëritë e plumbave të shokut, ndërsa vrasësi u vetëdorëzua në polici, i lumtur se ishte hakmarrë mbi tij më të mirë, që e mendonte shkaktar të infektimit të imagjinuar me virusin HIV. Diku nga fundi i vitit 2006, Çela, 42 vjeç, baba i dy fëmijëve të mitur, ish-oficer policie, fton mikun e tij të fëmijërisë Dafku për të kaluar një mbrëmje në Durrës në shoqërinë e dy vajzave nga ky qytet. Menjëherë sapo mbërritën Çela i prezanton Dafkut miken e tij, me të cilin kishte lidhje intime dhe një shoqen e saj, e quajtur Mira. Kjo e fundit ishte personi që do e shoqëronte Dafkun, gjatë mbrëmjes duke konsumuar edhe një sasi të konsiderueshme alkooli. Pas kësaj Dafku kalon natën me vajzën e quajtur Mira, me të cilën ishte prezantuar vetëm pak orë më parë. Kjo natë ishte fillimi i një lidhjeje jashtëmartesore. Sami Dafku dhe Mira ashtu si rastësisht nisën të shtonin takimet e tyre, të cilat sa vinin dhe bëheshin më të shpeshta. E gjithë kjo deri në një moment kur Dafku, baba i dy fëmijëve sheh në organin e tij gjenital shenjat e një sëmundjeje, tek e cila lindën menjëherë dyshimet. Gjykata pohoi dje në vendim se, paranoja dhe frika e një fundi të shpejtë përfshiu menjëherë mendjen e 39-vjeçarit, i cili e bindi veten se vuante nga HIV-AIDS. Por nuk munguan bisedat dhe deklarimet e këtij ‘tmerri’ nga ana e Dafkut drejt mikut të tij Çela. “Jam infektuar, do të vdes së shpejti. Jam i sigurt mik, jam me SIDA”, kishte pohuar nën panik, Dafku deri në momentin kur Artan Çela i ka kthyer: “Mjaft tani. Edhe nëse je i infektuar ka mjaft ilaçe kurues. Mos u tremb nga kjo”. Netë të tëra pa gjumë dhe qëndrime të gjata i mbyllur në dhomë, i izoluar nga shoqëria dhe familja ishte vazhdimësia e historisë së Sami Dafkut deri në mëngjesin e 20 qershorit të vitit të kaluar, kur vendosi të shkonte përsëri në shtëpinë e mikut të tij Çela, të cilin e akuzonte të ishte fajtor për takimin e tij me vajzën e dyshuar si mbartëse të virusit vdekjeprurës HIV-AIDS. Vetë 42-vjeçari rrëfeu se në shtëpinë e Çelës, grindja zgjati nga ora 07:30-08:00 të mëngjesit për t’u kthyer atje rreth orës 15:00 me një “Kallashnikov”, me të cilin i mori jetën Çelës, si dhe duke tentuar vetëvrasjen. Pas vetëdorëzimit në polici ai iu nënshtrua testeve dhe analizave mjekësore, por rezultati i të gjithave ishte negativ. Kjo vërtetoi se paniku i vdekjes ishte shkaktuar vetëm nga imagjinata e sëmurë e Dafkut.
Avokati: Dafku është penduar për krimin
Në fjalën e mbrojtjes të Sami Dafkut avokati pohoi para gjykatës se, klienti i tij ishte penduar për ekzekutimin e shokut të fëmijërisë duke i shprehur në këtë mënyrë ngushëllimet fëmijëve dhe bashkëshortes së Çelës. Por nga ana tjetër avokati sqaroi se, klienti i tij tashmë ndodhej i qetë, pasi kishte marrë një përgjigje përfundimtare negative pas analizave dhe testit të SIDA-s.