Politika e moda, CULLAK!
• Martin Leka
Kam dëgjuar që liderët e mëdhenj të botës moderne krijojnë shpeshherë përmes imazhit të tyre të ideve, gjatë fushatave edhe... një tjetër imazh: Atë të modës. Po përmend këtu një rast. Bill Klinton, për shembull, gjatë fushatës së tij perfekte presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krijoi përkrahës në maxhorancë, përmes ideve të tij për zhvillimin e Amerikës. Në një nga fjalimet e tij përpara mijëra përkrahësve, Klinton kishte veshur një kravatë me ngjyrë të verdhë. Një ditë më pas, një kravatë e tillë u shit në përmasa rekord nga shtëpia e modës, së cilës i përkiste ky mall. Në këtë rast, Klinton fitoi Amerikën, Amerika fitoi Klinton, po fitoi dhe shtëpia e modës së kravatës së verdhë…
Po ç'lidhje ka kjo me politikën tonë, me modën dhe me gjithçka tjetër në Shqipëri? Jo se ka ndonjë paralelizëm në fakt, por një lidhje ekziston; është ajo lidhje pa lidhje që kopjohet mjaft keq e për së mbrapshti; në politikë e modë madje, duke na krijuar "pasarelat" e përçudnuara…
Pas vitit '92, kur Sali Berisha u bë lider i padiskutueshëm i të djathtës dhe President i Shqipërisë, i njohur për karizmën dhe populizmin e tij, për theksin origjinal të të folurit dhe i "kopjueshëm" disi lehtësisht, krijoi tek vartësit (disa), syresh servilë, "kopjen" e tij, e cila tek këta (më kujtohen disa) vinte sa e shëmtuar, po kaq e neveritshme. E gjitha kjo kishte lidhje vetëm me servilizmin dhe impotencën politike, paaftësinë dhe paragjykimin. Nuk kishte asfare lidhje me idetë dhe programet për zhvillim.
Një tjetër "modë" në atë kohë ishte ajo "blu", kur nopranë, të pakulturuar, injorantë e çfarëdo tjetër, duke kopjuar blu-në e PD-së, e krijonin atë vend e pa vend, për ta pasur si "licencë" identifikimi me pushtetin e të djathtës së Berishës. Mundoheshin të gjenin e të mballosnin çdo gjë në blu; këpucë, çorape, këmishë, xhaketë, kanotiere, mbathje… Lyenin shtëpinë blu, vezët për Pashkë blu, makinën blu… Edhe gjakun e diellin po të mundnin, blu do ta bënin…
Sot është diçka më ndryshe dhe të gjithë kanë mësuar diçka më shumë, ka ndryshuar edhe vetë Shqipëria.
Por ajo që nuk ka ndryshuar, është ende njëlloj servilizmi, një lloj plagjiature që vërehet për t'i shëmbëllyer sa më shumë liderit.
Para pak ditësh, lideri i socialistëve, përdori termin "mllef" në kundërpërgjigje të ish-aleatit të majtë, LSI dhe liderit të saj Meta. Pak a shumë, Rama tha se politika nuk zgjidhet me mllef dhe mllefi është politikë e vjetër.
Dy ditë më pas, doli një anëtar i udhëheqjes socialiste dhe në gjithë fjalimin e tij, duke iu drejtuar partisë së Metës, nuk tha asgjë me tepër se tha dy ditë më parë kryetari: -I kujtojmë LSI-së se mllefi është kështu e ashtu,… se me mllef nuk bëhen reforma… se mllefi…
Dje, nga foltorja e PS-së doli një tjetër udhëheqës. Edhe "Taulanti kërkonte një m… llef". Në gjithë fjalën e tij kundër ish-aleatit të politikës së re, Meta, kryefjalë e kallëzues ishte fjala mllef, se mllefi është politikë e vjetër, e dështuar, etj., etj. Kopje e fjalës së Ramës, i cili, për hir të së vërtetës, ka aftësinë t'i formulojë e artikulojë shumë më mirë se këta "cullët", fjalët dhe të luajë me to shumë më bukur. Ndaj edhe këto kopje servile të "modës" së liderit ngjajnë të shëmtuara…
***
Dhe meqë jemi te "moda", po vazhdojmë me modën. Jo se ka ndonjë lidhje të madhe mes modës dhe modeleve që përmendëm më lart dhe që i përkasin politikës. Por si për rastësi, ndodh që ndonjëherë, si për rastësi, moda dhe politika dalin "zbuluar"…
Dje, televizioni më i madh në vend, TCH, në edicionet e lajmeve, fliste për një pasarelë të zhvilluar në Tiranë. Pamë tek sfilonte një modele nudo. Po, nudo fare. Cullak, siç i themi në dialekt. Lakuriq, popullorçe. Po diçka zor më vjen kur e them për ata që nuk e kanë parë kronikën televizive, por kështu është e vërteta: Shqip, nuk kishte të mbathura, fare, fare, i kishte të tëra jashtë; edhe seksin, edhe vithet. Pas kësaj doli një tjetër më "dinjitoze" këtë herë. Modelja kishte gjoksin këtë radhë "cullak", por e kishte pikturuar pak me disa ngjyra…
Unë modën dhe modelet, pasarelat pra, i kuptoj si institucione ku reklamohet veshja, veshja që krijojnë stilistët. Nuk e dija se ka "stilistë" që "vjedhin" për të tyren ato që ka krijuar Perëndia: Pjesët e trupit të njeriut…
Edhe stilistët qenkan si politikanët…