Qeveria u premton mbështetje bjeshkatarëve për ngjitje në kulmin e botës

Prishtinë, 2 gusht - Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Hajredin Kuçi priti një delegacion të Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës, të kryesuar nga Sadik Shporta. Ky takim u organizua pas ekspeditës së suksesshme të kësaj federate, kur bjeshkatarët kosovarë arritën të pushtojnë majën më të lartë të Afrikës, Kilimanxharo, në lartësinë prej 5 895 metra.
Kuçi me këtë rast i përgëzoi sportistët kosovarë për suksesin e arritur dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur dhe për të inkurajuar anëtarët e Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës për realizimin e ekspeditave të ardhshme të tyre, me theks të posaçëm në pushtimin e majës më të lartë në botë, Mont Everest, me lartësi prej 8 888 metra.
“Pushtimi i këtyre lartësive është shenjë se në Kosovë ka sportistë të përkushtuar për të arritur rezultate kulmore në të gjitha disiplinat sportive dhe kjo do të ndikojë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës”, u shpreh zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Nga ana e tyre, anëtarët e Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës, falënderuan zëvendëskryeministrin Kuçi për mbështetjen e ofruar dhe shprehën bindjen se kjo mbështetje do të ndikojë në afirmimin e rezultateve të bjeshkatarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.