FBK-ja dënon incidentin, FBSH-ja shpreh keqardhje

Prishtinë, 2 gusht - Drejtues të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) janë mbledhur rreth mesnatës të së shtunës në një mbledhje urgjente për të dënuar incidentin që ndodhi në ndeshjen e së shtunës mbrëma ndërmjet Përfaqësueses së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, me ç'rast pati një përleshje masive në parket mes të dy ekipeve. Ndeshja e tretë e turneut ndërkombëtar të Prishtinës nuk e gjeti fundin, pasi dy minuta pa përfunduar çereku i dytë në palestrën "Eurosporti" në Bardhosh shpërtheu incidenti.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar për incidentin, duke drejtuar gishtin nga disa anëtarë të ekipit shqiptar si iniciues të kësaj përleshjeje. Mirëpo, një reagim të tillë apo kërkim falje çfarë kërkon të paktën FBK-ja, nuk ka ndodhur edhe nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FBSH). Zyrtarë nga Tirana kanë pohuar se gjithë kjo ngjarje duhet të analizohet e më pas të dilet më një komunikatë.
"Bordi i FBK-së dënon ashpër incidentin e shkaktuar dhe shpreh indinjatë për sjelljet josportive dhe provokuese të disa lojtarëve dhe personave zyrtarë të Përfaqësueses shqiptare, të cilët shkaktuan tension dhe iniciuan përleshje me lojtarët e Përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe. Sjelljet e tilla, janë të papranueshme nga të gjithë, e posaçërisht nga përfaqësuesja shqiptare, mysafire e turneut të organizuar me kërkesën e FBSH-së. Kjo sjellje nuk i bën nder organizatorëve, FBK-së në bashkëpunim me MKRS-në, të cilët edhe me gjithë kohën së papërshtatshme për mbajtjen e turneut, i bënë të gjitha përpjekjet për një organizim të mirëfilltë. Për incidentin e ndodhur, si organizatorë, kërkojmë ndjesë nga Përfaqësuesja e EBA-së dhe presim reagimin adekuat të FBSH-së për këtë rast", thuhet në reagimin e FBK-së të firmosur nga kryetari Eroll Belegu.
Incidenti nisi krejt rastësisht derisa ndeshja po zhvillohej normalisht. Një fërkim mes lojtarëve në parket, e shfrytëzoi basketbollisti më i njohur shqiptar, Ermal Kuqo, dhe një anëtar i stafit që u futën në fushë për t'i hedhur "benzinë zjarrit". Pas futjes në fushë të Kuqos që ishte në bankën rezervë, u futën edhe të tjerët nga banka rezervë e Shqipërisë dhe asaj të EBA-s dhe incidenti mori përmasa të mëdha.
Sekretari i përgjithshëm i FBSH-së, Korab Llazani, në një intervistë dhënë "Kohës Ditore", të dielën, është shprehur të jetë jo shumë i informuar për atë që ndodhi në Prishtinë. Gjithsesi, ai pohoi se kjo nuk është për t'u përshëndetur, pavarësisht faji i kujt është.
"Ne do të kontaktojmë me FBK-në dhe do të shohim se si ka qenë rasti i plotë. Do të bëjmë një analizë, do t'i shikojmë edhe pamjet filmike nga ky takim e më pas do të shohim se kush ishte fajtori për incidentin e shkaktuar. I kujtdo që të jetë faji, kjo që ka ndodhur nuk është për t'u përshëndetur, por është për keqardhje. Unë nuk kam qenë prezent në atë ndeshje dhe do të bëja gabim nëse do thosha ndonjë një gjë tjetër", ka thënë Llazani nëpërmjet telefonit.
Turneu treditor i Prishtinës u fitua nga Përfaqësuesja e Kosovës që mposhti dy ekipet r tjera pjesëmarrëse.