E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ogilvy Albania, fiton çmimon OSKAR

Autori i Lajmit: red.
Kompania shqiptare Ogilvy Albania kurorëzohet me çmin OSKAR. Në një njoftim për shtyp mësohet se marrja e çmimit prestigjioz Silver Clio Avard, të ashtuquajtur OSKAR në fushën e publicitetit dhe qenia pjesë e Ogilvy, rrjetit lider në Ballkan, e bëjnë Ogilvy Albania zyrën e 500-të të rrjetit Ogilvy & Mather Ëorldëide-, krenare për arritjet e deritanishme dhe më të përkushtuar ndaj klientëve të saj në të ardhmen. Është një mbrëmje e veçantë për të festuar arritjet e Ogilvy Albania, agjencisë së specializuar në publicitet, krijimin e markës & identitetit, dizajnit grafik, media elektronike, marrëdhënie me publikun, promovime dhe organizim eventesh menaxheriale, studime tregu, konsulence, trajnime, etj. NEËBORN, monumenti që u kthye në simbolin e pavarësisë të të gjithë shqiptarëve në 17 shkurt 2008, e ideuar nga Fisnik Ismaili, drejtor kreativ i agjencisë publicitare Ogilvy Albania & Kosova, ka marrë çmimin “Silver Clio Avard” në festivalin vjetor “Clio Avard Festival” në Miami në 16 maj të këtij viti, trupa kryesore çertifikuese në botë për publicitet, design dhe krijime interaktive. Thuhet që “Ajo që Oscar është për filmat dhe Grammy për muzikën, Clio është për publicitetin”. Çdo vit, mbi 30 000 reklamat më të mira, fushata publicitare, dizajni dhe faqe interneti konkurrojnë për një Clio, dhe vetëm pak prej tyre arrijnë të marrin një çmim. Ndaj është një nder për ne të arrijmë kaq larg. Ashtu siç është nder për ne të punojmë me partnerët rajonalë, të cilët e kanë bërë agjencinë Ogilvy lider në Ballkan. Që nga fillimi i vitit 2006 Ogilvy Albania, zyra numër 500 e rrjetit Ogilvy & Mather Ëorldëide, ka ofruar ekspertizën e saj të marketingut në 360 gradë për një sërë kompanish shqiptare dhe ndërkombëtare. AMC, Albtelecom, Lufthansa, Tetra Pack, BKT, Gillete, Duracell, Milka, Avon, Floryhen, IFC, British American Tobaço, Postë Telekom i Kosovës, Raiffeisen Bank Kosovë, Korporata Energjetike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Regjistimit, Xella e shumë të tjera i kanë besuar Oglivy Albania & Kosova për shërbimet e tyre të marketingut, marrëdhënieve me publikun dhe krijimeve të tjera interaktive.
Pasuria jonë kryesore bazohet në individë me përvojë në marketing, publicitet, ueb, print, produkte multimedia, planifikim strategjik, manaxhim mediatik, studim tregu dhe konsumatori, etj. nga Anglia, USA, Italia, Norvegjia, Zelanda e Re, Roma, të cilët kanë punuar për kompani të mëdha si Apple, Oracle, NBA, Mattel, British Airuays, Channel Four, Cisco Systems, P&G, Ëal*Mart, DHL, UPS. etj. Ogilvy Albania dhe Ogilvy Kosova janë pjesë e Ogilvy & Mather Ëorlëide Netëork që prej 2006. Ogilvy & Mather Ëorldëide Netëork është pjesë e grupit ËPP, një nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve të komunikimit në botë, që punëson mbi 100,000 njerëz dhe ka mbi 2,000 zyra në 130 vende të botës.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›