Përfundon në pranga 6 vjet pas vrasjes 29-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Përfundon në pranga i dënuari për vrasje. Një i shpallur në kërkim prej vitesh për veprën penale të vrasjes me dashje është kapur dhe arrestuar të martën në Tiranë nga blutë e kryeqytetit. Zëdhënësja e Policisë së Tiranës bëri të ditur dje se Petrit Azemi, 29 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për vrasjen e Bujar Haksanit më 16 prill 1998. Specialistët e sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, realizuan kapjen e këtij personi në Laprakë, pas një periudhe disamujore vëzhgimi dhe hetimi. Po nga njoftimi për shtyp bëhet e ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 19 dhjetor të vitit 2002, e ka dënuar Petrit Azemin me 14 vjet heqje lirie, për veprat penale të ”Vrasjes me dashje” dhe ”Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”. Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës dhe dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008