E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon pastrimi i plazhit të Semanit nga reparti ushtarak

12/07/2009  Do të hiqen të gjithë bunkerët, tashmë të mbuluar nga uji, ishin burim fatkeqësie

Pas ankesave nga drejtuesit e komunave të Dermenasit dhe Semanit, me fillimin e sezonit turistik, Ministria e Mbrojtjes ka filluar punën për pastrimin e plazhit nga bunkerët që ndodhen atje përgjatë vijës bregdetare të Semanit. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen nën ujë duke u shndërruar në një makth për pushuesit, pasi ato janë bërë shpesh burim tragjedish duke marrë edhe jetë njerëzish, kryesisht fëmijë. Bunkerët janë vendosur atje në vitet e monizmit në brigjet e Semanit në rërë, por më vonë me fenomenin e baticave dhe zbaticave ato janë mbuluar me ujë.

Forcat ushtarake së bashku me pajisje dhe makineri kanë zbarkuar në brigjet e lumit Seman, që prej 2 ditësh ka filluar puna për zhvendosjen e tyre nga 3 punonjësit e repartit ushtarak 4304 në Tiranë dhe punonjës të komunës Topojë.

Largimi i bunkerëve

Përgjegjësi i grupit të punës, Nuredin Ismaili, thotë se largimi i bunkerëve paraqet rrezik jo vetëm për jetën e tyre, dhe për pushuesit, të cilët kanë kureshtje të qëndrojnë shumë pranë mjeteve, ndërkohë që nuk ka asnjë punonjës policie për largimin e tyre. Plazhi i Semanit do të pastrohet për një periudhë 2-mujore, pasi numri i cunguar i punonjësve të ushtrisë mund të largojë vetëm një bunker në 24 orë, ndërkohë që i gjithë plazhi është i mbingarkuar nga bunkerët

“Ne nuk mund të japim një afat se kur do të mbarojmë këtë aksion”,-ka thënë Ismaili, sepse ka shumë vështirësi me mjete dhe dallgët e detit. Këto dallgë që vijnë rreth mesditës janë shumë të vështira, sepse në këto çaste bunkeri mbulohet me ujë”. Drejtuesit lokalë kërkojnë heqjen e bunkerëve që nga grykëderdhja e lumit Vjosë, deri në grykëderdhjen e lumit Seman të pastrohet plotësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›